LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i Shqipërisë në OKB: Emergjent ndëshkimi i përgjegjësve për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë

Ambasadori i Shqipërisë në OKB: Emergjent ndëshkimi i përgjegjësve për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë

Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha, në konferencën e parë të presidencës shqiptare në Këshillin e Sigurimit të OKB-së e ka konsideruar si emergjente ndëshkimin e përgjegjësve për disa nga për çështjet më të rëndësishme të të drejtave të njeriut, duke përfshirë këtu edhe gratë e dhunuara në Kosovë gjatë luftës.

Ai ka renditur disa nga çështjet ndërkombëtare më emergjente sipas Shqipërisë duke përmendur si të parën në listë çështjen e grave të dhunuara në Kosovë.

“Respektimi i ligjit ndërkombëtar dhe mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut janë thelbi i politikës së jashtme të Shqipërisë dhe janë thelbi i prioriteteve tona për mandatin tonë në Këshillin e Sigurimit”, ka thënë Hoxha.


Shqipëria prezanton prioritetet e saj në drejtimin e KS të OKB-së
Lexo po ashtu Shqipëria prezanton prioritetet e saj në drejtimin e KS të OKB-së

“Për një kohë të gjatë ne kemi parë abuzime masive të të drejtave të njeriut dhe komuniteti ndërkombëtar po përpiqet të mbajë përgjegjës autorët e krimeve të rënda”, ka shtuar Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në OKB.

Hoxha i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtarë për të vepruar për disa nga çështjet më të rëndësishme të lidhura me të drejtat e njeriut në botë.

“Ne nuk mund dhe nuk duhet të mësohemi me pandëshkueshmërinë. Ekziston një emergjencë për të vepruar tani në emër të viktimave të panumërta të konflikteve të pakuptimta. Dhe kështu e kam fjalën për gratë e dhunuara të Kosovës, për nënat e pikëlluara të Bosnjës, për fëmijët e Ukrainës, për viktimat pa emër në Tigre, për Hazarët në Afganistan, për Yazidët në Irak, për të burgosurit politikë në Mianmar dhe Sudan, për të arrestuarit në Siri, për gazetarët që kanë humbur jetën në krye të detyrës, për të gjithë kudo që janë të drejtat e të cilëve janë mohuar”, ka theksuar Hoxha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori