LAJMI I FUNDIT:

Zhvillohet stërvitja e fundit, Kosova gati për Qipron

Zhvillohet stërvitja e fundit, Kosova gati për Qipron

Kosova e drejtuar nga Alain Giresse ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes ndaj Qipros në Ligën e Kombeve.

Ndeshja e parë për Kosovën, kësaj radhe si mysafir, zhvillohet të enjten nga ora 18:00, sipas kohës sonë, dhe është e vlefshme në kuadër të Grupit 2 të Ligës C.


Dardanët, të cilët kanë udhëtuar drejt ishullit më të madh në Mesdhe paraditen e së mërkurës, derisa pasdite kanë kryer stërvitjen në “AEK Arena” në Larnaca.

Mbrojtësi Mërgim Vojvoda nuk ka udhëtuar fare me ekipin në Qipro, për shkak të lëndimit. Ai është kthyer në klubin e tij për të vazhduar trajtimin e nevojshëm.

Ndërkohë, pjesa tjetër e futbollistëve janë të gatshëm për ndeshje dhe janë optimistë për nismë të mbarë të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.

Dardanët pas ndeshjes në Qipro, do t’i luajnë dy ndeshje në shtëpi, kundër Greqisë dhe Irlandës së Veriut, derisa më pas udhëtojnë në Volos, për t’u përballur sërish me Greqinë./Telegrafi/