LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesja e Kosovës arrin në Qipro

Përfaqësuesja e Kosovës arrin në Qipro

Përfaqësuesja e Kosovës e cila para pak orësh ishte nisur për në Qipro, tani kanë arritur në qytetin, Larnaca dhe janë akomoduar në hotel.

Sipas një postimi në Facebook nga Federata e Futbollit të Kosovës është bërë e ditur se ‘Dardanët’ kanë arritur në Qipro dhe janë akomoduar në hotelin ‘Lordos’.


Ndër të tjera thuhet se sipas kohës lokale me fillim nga ora 18:00, Kosova do ta zhvilloj edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Qipros, ndërsa paraprakisht përzgjedhësi, Alain Giresse dhe mesfushori, Valon Berisha do të paraqiten në konferencë për media.

Ekspedita e Kosovës niset për në Qipro
Lexo po ashtu Ekspedita e Kosovës niset për në Qipro

Kujtojmë se Kosova përveç ndeshjes me Qipron këtë muaj do të luaj edhe ndaj Greqisë dhe Irlandës së Veriut në shtëpi, më 5 qershor dhe 9 qershor, ndërsa më 12 qershor do të jetë mysafire e Greqisë.