Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vetëm 8 për qind e llogarive në Fondin Pensional (Trusti) janë përfituesit kryesor të propozimit për tërheqjen e kursimeve dhe se po manipulohet me propozimin e dërguar në Kuvendin e Kosovës.
Kurti në mbledhjen e fundit të Qeverisë, ka theksuar se 80 për qind e qytetarëve kanë vetëm 1,100 euro në llogari të kursimeve.
“Nga mbi 630 mijë llogari që janë të hapura, edhe pse gjysma e tyre jo aktive, në Trustin Pensional të Kosovës, 90 për qind e tyre kanë të akumuluara më pak se 10 mijë euro. Kurse, 80 për qind e llogarive apo mbi 500 mijë kanë mesatarisht 1,100 euro në llogari”, tha Kurti, përcjell Telegrafi.
Sipas tij, vetëm 1.2 për qind e llogarive në Trust kanë 30 fish më shumë se 80 për qind e qytetarëve.
“Pjesa më e madhe, apo gjysma e kursimeve, janë të koncentruara në afërsisht në 8 për qind, pra kanë gjysmën e mjeteve të akumuluara. Pra vetëm 1.2 për qind e bartësve të llogarive kanë 30 fish më shumë se 80 për qind e qytetarëve që kanë llogari në Trust”, ka theksuar ai.
Në fund, Kurti ka pohuar se po manipulohet për tërheqjen e kursimeve.
“Andaj, këta 8 për qind, do të ishin përfituesit kryesor për një skeme për rrënimin e Trustit Pensional. Janë këta që e kanë sjell këtë propozim në Kuvend dhe janë këta që po e keqpërdorin vrazhdësish edhe rrjetin medial për të manipuluar opinionin si për përmasat e krizës edhe për domosdoshmërinë e tërheqjes së Trustit”, ka përfunduar Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përfundoi Hackathoni i mbështetur nga Ipko dhe i organizuar nga Free Libre Open Source Software Kosova
Në Prizren hapet edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme – hapet thirrja
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja
Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?
UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?
Telegrafi Jobs, burimi juaj primar për mundësi punësimi
Përfundoi Hackathoni i mbështetur nga Ipko dhe i organizuar nga Free Libre Open Source Software Kosova
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi