LAJMI I FUNDIT:

Interpelanca e OBRM-PDUKM-së arrin në duart e kryeparlamentarit Xhaferi, seanca do të caktohet brenda afatit të paraparë

Interpelanca e OBRM-PDUKM-së arrin në duart e kryeparlamentarit Xhaferi, seanca do të caktohet brenda afatit të paraparë

Interpelanca ndaj kryetarit të kuvendit të Maqedonisë së Veriut,  Talat Xhaferi, sot edhe zyrtarisht arriti në duart e tij.

Nga kabineti i tij njoftojnë se ajo do të procedohet në përputhje me afatet dhe procedurat e përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit.

Por sipas procedurave Kryeparlamentari duhet që interpelancën ta dorëzojë tek personi ndaj të cilit është drejtuar interpelanca, ndërsa më pas ky i fundit ka të drejtë që brenda 15 ditëve të dorëzojë përgjigje me shkrim tek kryetari i parlamentit. Në këtë rast të gjitha këto role i ka i njejti person”.


“Sipas Rregullores së Kuvendit të RMV-së ( neni 45, paragrafi 3), interpelanca parashtrohet deri te Kryetari i Kuvendit i cili menjëherë ia dërgon atij ndaj të cilit është drejtuar interpelanca dhe te deputetët. Subjekti, të cilit i është paraqitur interpelanca, ka të drejtë që për interpelancën e paraqitur, kryetarit të Kuvendit t’i dërgojë përgjigje me shkrim, më së voni brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e pranimit të interpelancës ( neni 46)”,  thonë nga kabineti kryeparlamentarit, informon televizioni Klan Macedonia, përcjell Telegrafi.

Sipas rregullores diskutimi për interpelancën zgjat një ditë pune, deri sa të përfundojë lista e deputetëve të paraqitur për fjalë, kurse vendoset më së voni deri në mesnatë.

“Interpelanca vihet në rend dite në seancën e parë të rradhës të Kuvendit, pas skadimit të 15 ditëve nga dita e shpërndarjes së përgjigjes deputetëve. Nëse përgjigjja nuk dërgohet brenda afatit të parashikuar me nenin 46 të kësaj Rregulloreje, interpelanca vihet në rend dite në seancën e parë të rradhës të Kuvendit. (Neni 47)”,  thonë nga kabineti i Xhaferit.

Iniciativa për interpelancë ndaj kryeparlamentarit Xhaferi, vjen nga ana e OBRM-PDUKM-së, pas publikimit të audio inçizimit ku dëgjohen fyerje dhe sharje të Xhaferit drejtuar shërbimeve të Kuvendit, si dhe pas mbylljes së deputetëve në sallën plenare, me kërkesë të kryeparlamentarit.

Kryeparlamentari Xhaferi tha se me mbylljen e dyerve, nuk ka shkelur rregulloren, ndërsa as me fyerjet dhe sharjet nuk ka shkelur kodin etik të sjelljes.

Arsyetohet se ka reaguar ashtu ndaj papërgjegjësisë së shërbimeve.

Në trend Lajme

Më shumë

"Lëndime në krahun e majtë dhe kafazin e kraharorit" - Shurdhiqi nga Kardiokirurgjia flet për gjendjen e njërit nga të plagosurit

Jehona Hulaj
Stano: Dështimi i Kosovës dhe Serbisë për të ulur tensionet do të ketë pasoja

Stano: Dështimi i Kosovës dhe Serbisë për të ulur tensionet do të ketë pasoja

Lajme
Çanak tregon se për cilat plane të Serbisë e informoi kryeministrin Kurti

Çanak tregon se për cilat plane të Serbisë e informoi kryeministrin Kurti

Lajme
Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Lajme
Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
​KQZ deri më tani ka refuzuar 19% të kërkesave për regjistrim të votuesve jashtë vendit

​KQZ deri më tani ka refuzuar 19% të kërkesave për regjistrim të votuesve jashtë vendit

Politikë
Kalo në kategori