“Dita Botërore pa duhan” – çdo i dyti person duhanpirës ka gjasa të vdesë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri
Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike është shënuar Dita Botërore pa Duhan.
Sipas një njoftimi për media thuhet se qëllimi i shënimit të kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit të popullatës për rreziqet që mund të sjell përdorimi i duhanit.
“Pirja e duhanit është shkaktari kryesor i sëmundjeve dhe vdekjeve të parakohshme, është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë, ku çdo vit në botë vdesin rreth 8 milionë njerëz, si pasojë e tymosjes së duhanit, numër ky që bazuar në trendin aktual, pritet të dyfishohet gjatë 20 vjetëve të ardhshme. Çdo 6.5 sekonda në botë vdes një njeri nga dëmet që sjell tymosja e duhanit”, thuhet në njoftim.
Duhanpirësit janë dy herë më të rrezikuar nga sulmi në tru, katër herë nga sëmundjet e zemrës se sa jo-duhanpirësit, 22 herë më shumë gjasa të zhvillojnë kancer të mushkërive sesa jo-duhanpirësit, rreth 25% të të gjitha vdekjeve nga kanceri globalisht shkaktohen nga përdorimi i duhanit.
Drejtori i Institutit Kombëtar, Naser Ramadani, tha se IKSHPK do të vazhdojë edhe më tutje të realizojë hulumtime si GYTS, STEPs dhe të tjera relevante, që të sigurojë evidencë mbi bazën e të cilave mund të ndërmerren intervenime dhe hartohen politika për ruajtjen dhe përparimin e shëndetit të popullatës, dhe kategorive vulnerabile të saj.
Ai tha se për këtë qëllim janë organizuar aktivitete të shumta, duke filluar nga aktivitetet nëpër shkolla, shpërndarjen e materialeve edukativo shëndetësore në qytete, porosi dhe këshilla për parandalimin e konsumimit të duhanit.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha, tha se nga viti 2013 kur Kosova miratoi Ligjin për Kontrollin e Duhanit, i cili sipas saj, përveç se u vlerësua lart nga mekanizmat lokal dhe ndërkombëtar, gjithashtu dha dëshmi të qarta se kur ka një bashkëveprim të mirë të institucioneve, shoqërisë civile dhe vet qytetarëve, mund të bëhen ndryshime të pa imagjinueshme në fushën e shëndetit publik.
“Disa vjet pas, ne shohim rënie të ndjeshme të disiplinës për zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit, i cili pavarësisht shkeljeve që i bëhen ka sjellë një kulturë të re edukative në shoqërinë tonë, duke prodhuar efekte në uljen e konsumit në mesin e të rinjve, siç tregon edhe Hulumtimi gjithëpërfshirës i duhan-pirjes tek të rinjtë GYTS II, i cili gjeti se në mesin të rinisë të moshës 13-15 vjeç, konsumi i duhanit nga 6.7% sa ishte para hyrjes në fuqi të ligjit, kishte rënë në 4.4% më 2016, derisa duhan-pirja pasive ishte përgjysmuar, nga 84% në 43%.
Prevalenca e duhan-pirjes në Kosovë mbetet ende e lartë me rreth 28%-30% të popullatës së rritur që konsumojnë duhan, ku burrat janë konsumues më të mëdhenj të këtij produkti, por që fatkeqësisht është vërejtur rritje e konsumimit edhe në mesin e gjinisë femërore, përfshirë këtu edhe shtatzëna”, tha mes tjerash ajo.
Arben Lila, përfaqësues i organizatës KADC, theksoi rëndësinë e zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit dhe theksoi se duhet pamundësuar që industria e duhanit të ketë ndikim mbi institucionet dhe të ndërhyjë në politikat e kontrollit të duhanit, siç ka bërë në disa nga qeveritë e kaluara, duke shtyrë miratimin e Udhëzimit për vërejtjet e kombinuara shëndetësore.
Ai gjithashtu, u shpreh se duhet të organizohen më shumë aktivitete, si: vendosja e fotografive në pakot e duhanit, të cilat sipas tij, në vitet paraprake, kanë treguar një rezultat shumë të mirë në lënien e duhanit.
Oleksandr Martynenko, nga Zyra e OBSh-së, Prishtinë tha se me rastin e shënimit të kësaj Dite, duhet të ndërgjegjësojmë popullatën se dëmi nga duhanpirja shkon përtej tymit të një cigareje.
Ai tha se duhani shkakton kancer, dhe se çdo i dyti person duhanpirës, ka gjasa të vdesë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri.
“Nga fillimi në fund – nga paketimi, transporti, konsumi – cikli jetësor i duhanit ndot, dëmton dhe përfundimisht na vret ne dhe planetin tonë”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
VLEN: Për ne kujdesi ndaj fëmijëve është mbi çdo interes tjetër, Rexhep Memedi po e bën punën e drejtorit siç duhet
Katër të lënduar në aksidentin mes katër automjeteve në rrugën Veternik-Bresje
Mexhiti: Organizatat joqeveritare, partnerë të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim
Stano: Çështja e arsimit dhe shëndetësisë në veri duhet të adresohen në dialog
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët