LAJMI I FUNDIT:

AAK-ja propozon heqjen e kushtit prej 15 vite përvojë pune për pensionistët kontributdhënës

AAK-ja propozon heqjen e kushtit prej 15 vite përvojë pune për pensionistët kontributdhënës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka bërë të ditur se Grupi Parlamentar ka dorëzuar nismën ligjore për plotësim-ndryshim të Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

Dreshaj në një konferencë për medie, tregoi se me këtë nismë ligjore do të largohet kriteri diskriminues, i cili i kushtëzon pensionistët të kenë 15 vite përvojë para luftë në mënyrë që ta gëzojnë pensionin kontributdhënës.

Tutje, ai tha se mosnjohja e stazhit të punës është një padrejtësi e madhe e shtetit të Kosovës që i është bërë pensionistëve, andaj kërkoi që këtë nisme legjislative ta përkrahin të gjithë, pavarësisht pozicionit.


“Me këtë nismë legjislative që e kemi ndërmarrë, ndryshohet neni 8, pika 2 e Ligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti. Konkretisht, largohet kriteri diskriminues që kërkohet, që pensionistët t’i kenë 15 vite përvojë pune para luftës. Ky kriter është diskriminues, sepse ka shumë pensionistë që dhunshëm gjatë ish sistemit janë larguar nga puna e nuk e arrijnë përvojën prej 15 vjet përvojë pune. Mosnjohja e stazhit të punës është një padrejtësi e madhe e shtetit të Kosovës që i është bërë pensionisteve, andaj është koha që këtë nismë legjislative ta përkrahin të gjithë, pavarësisht pozicionit”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Kalo në kategori