LAJMI I FUNDIT:

“Liga Premier është Superliga Evropiane” – Ivan Gazidis hedh dritë mbi të ardhmen e futbollit evropian

“Liga Premier është Superliga Evropiane” – Ivan Gazidis hedh dritë mbi të ardhmen e futbollit evropian

Shefi ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis tha se ai ka frikë për të ardhmen e futbollit duke pasur parasysh fuqinë e Ligës Premier.

Në prill 2020, Milani ishte një nga 12 skuadrat që njoftuan se po krijonin një Super Ligë Evropiane – por ideja u anulua brenda disa ditësh pas protestave të tifozëve të disa prej klubeve, përfshirë këtu edhe ata nga klubet e ligës angleze.


Gazidis tha se reagimi ishte i ndryshëm në Angli dhe Itali dhe se, megjithëse kjo ide mund të mos jetë zgjidhja, diçka duhet bërë për të barazuar fushën e lojës në futbollin evropian.

Gazidis rrezikon të humbasë punën e drejtorit te Milani shkaku i Superligës Evropiane
Lexo po ashtu Gazidis rrezikon të humbasë punën e drejtorit te Milani shkaku i Superligës Evropiane

Ish-drejtori i Arsenalit i tha Guardianit: “Shiko, Super Liga e vërtetë është Liga Premier e cila ka një audiencë globale dhe po largohet nga ligat e tjera evropiane. Nëse nuk bëjmë asgjë, kjo do të jetë e ardhmja e futbollit”.

“Kam jetuar në atë flluskë dhe Liga Premier ka bërë një punë fantastike. Por, propozimi i Superligës u pa në Itali shumë ndryshe nga Anglia”.

Një nga kritikat kryesore të Superligës ishte fakti se ajo u shit si një kompeticion i mbyllur, gjë që do të kishte penguar disa nga historitë më romantike në futbollin evropian gjatë sezoneve të fundit, ku disa nga të ashtuquajturat klube më të vogla u kualifikuan për Ligën e Kampionëve.

Ceferin ‘godet’ përsëri Real Madridin, Barcelonën dhe Juventusin në lidhje me Superligën Evropiane
Lexo po ashtu Ceferin ‘godet’ përsëri Real Madridin, Barcelonën dhe Juventusin në lidhje me Superligën Evropiane

Gazidis shtoi: “Atalanta është një histori e mrekullueshme. Leicester City është një histori fantastike. Zgjedhja jonë e vështirë te Milani ishte thjesht të ishim në (një Superligë) ose të mos ishim në të. Ne duhej të bënim zgjedhjen e përgjegjshme për klubin. Milani nuk e drejtonte këtë tren”.

“Në Arsenal isha kundër Superligës dhe e bllokova atë, sepse Liga Premier është plotësisht në rritje. Në Evropë po krijohet presion sepse nuk do të mund të konkurrojnë me Ligën Premier”.

“Nuk mjafton të thuash: ‘Një Superligë është e keqe, kështu që le të vazhdojmë siç ishim’. Nëse e bëjmë këtë, këto tensione dhe presione vetëm sa do të rriten. Duhet të flasim për të. Gjëja më e rëndësishme është të kemi një model të qëndrueshëm për futbollin evropian”.

Ceferin kërcënon Juventusin, Barcelonën dhe Real Madridin për planin e Superligës Evropiane
Lexo po ashtu Ceferin kërcënon Juventusin, Barcelonën dhe Real Madridin për planin e Superligës Evropiane

“Fair play financiar është një hap në atë drejtim, por nuk është plotësisht efektiv. Ne kemi nevojë që kolektivisht të mendojmë me përgjegjësi për të ardhmen e futbollit”.

“Një e ardhme e dominuar nga Liga Premier globalisht është e mirë nëse jetoni në Angli. Por, pjesa tjetër e Evropës ka nevojë për një vizion më pozitiv”.

Gazidis vlerësoi gjithashtu punën që Milani ka bërë për të shkuar nga falimentimi pothuajse në vitin 2018 në fitues të Scudettos në 2022 – dhe tha se klubet e tjera duhet të përdorin udhëtimin e tyre si plan drejt suksesit. “Unë vura re, jo vetëm në Itali, por në përgjithësi në futboll, narrativën e shkëlqyer të përjashtimit”.

Juventusi, Barcelona dhe Real Madridi rrezikojnë përjashtimin nga Liga e Kampionëve për sezonin 2023/24
Lexo po ashtu Juventusi, Barcelona dhe Real Madridi rrezikojnë përjashtimin nga Liga e Kampionëve për sezonin 2023/24

“Ideja se kjo gjë e re nuk do të funksionojë këtu. Ndodhi në Angli kur Arsene (Wenger) po blinte lojtarë francezë dhe njerëzit thoshin: ‘Ata nuk do t’ia dalin në një natë me shi në Stoke’”.

“Kjo ekziston në Itali. Njerëzit thanë: ‘Nuk mund të ndërtosh një ekip të ri si ky në Itali’. Shprehja që përdorin është la maglia è pesante –  fanella peshon rëndë”.

“Do të thotë se ky është Milani dhe ju jeni duke luajtur në San Siro me kaq shumë pritshmëri në shpinë. Si mund ta bëjë këtë një i ri? Ne kemi bërë pothuajse gjithçka në një mënyrë që njerëzit na thanë se ishte e pamundur në Itali”, ka shtuar më tej Gazidis. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori