Dëshira për tri lloje ushqimesh mund të sinjalizojë nivelet “më të larta” të sheqerit në gjak
Diabeti i tipit 2 rrjedh nga një mosfunksionim në mënyrën se si trupi prodhon insulinë.
Roli kryesor i insulinës është të rregullojë sheqerin në gjak – lloji kryesor i sheqerit që gjendet në gjak. Të privuar nga ky mekanizëm, nivelet e sheqerit në gjak mund të rriten në nivele të rrezikshme.
Kur nivelet e sheqerit në gjak janë shumë të larta, trupi pëson ndryshime dhe këto ndryshime përfaqësojnë simptomat e diabetit të tipit 2.
Sipas një studimi të ri të publikuar në Gazetën Amerikane të Kërkimeve Akademike Shkencore për Inxhinieri, Teknologji dhe Shkenca, lloje specifike të dëshirës për ushqim mund të sinjalizojnë nivele shumë të larta të sheqerit në gjak.
“Meqenëse dëshirat për ushqim janë të zakonshme për shumicën e të rriturve të shëndetshëm, kontrolli i ngurtë i dietës dhe privimi nga disa ushqime që nuk lejohen, mund të nxisin dëshirën për disa kategori ushqimesh te pacientët me diabet”, shkruajnë studiuesit e studimit.
Në këtë studim, pacientëve me diabet të tipit 2 dhe pacientëve me prediabet iu kërkua të ndajnë nivelet e tyre aktuale të HbA1c (sheqerit në gjak) dhe të raportojnë vetë përvojat e tyre të përditshme me dëshirat për ushqim.
Qëllimi i studimit ishte të hetonte nëse dëshirat për një lloj të caktuar ushqimi lidhet fort me nivelet më të larta të HbA1c te pacientët me diabet.
Për shkak të pandemisë, studimi përdori anketa të bazuara në internet mbi diabetin e tipit 2 dhe pacientët me prediabet që jetojnë në Rumaninë Perëndimore.
Pyetësori u shpërnda përmes grupeve publike të mediave sociale me kushte specifike shëndetësore diabetike. Të dhënat e mbledhura u analizuan duke përdorur statistika.
Çfarë zbuluan studiuesit?
“Kategoritë më të përzgjedhura të dëshirave për ushqim nga të gjithë të anketuarit ishin buka e bardhë dhe ëmbëlsirat. Edhe pse burrat dhe gratë priren të dëshirojnë lloje të ndryshme ushqimesh, rezultatet nuk ndryshojnë ndjeshëm midis gjinive”.
Studiuesit zbuluan gjithashtu se preferencat personale dhe zakonet e të ushqyerit të përcaktuara kulturalisht duket se ndikojnë në zgjedhjet e ushqimit dhe dëshirën për një lloj të caktuar ushqimi.
“Dëshira për pasta, alkool dhe ëmbëlsira me sheqer të rafinuar u shoqërua me nivelet më të larta të HbA1c në mostër”, shkruan ata.
Studiuesit arritën në përfundimin: “Rezultatet e studimit mund të ndihmojnë pacientët me diabet të rrisin ndërgjegjësimin për gjendjen e tyre mjekësore dhe të përmirësojnë zakonet e vetë-menaxhimit dhe të kujdesit për veten, në mënyrë që të kenë një monitorim më të mirë të sheqerit në gjak dhe të parandalojnë komplikimet e lidhura me diabetin”.
Është e rëndësishme të theksohet se studiuesit nuk krijuan një lidhje shkakësore kështu që nevojiten kërkime të mëtejshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'