LAJMI I FUNDIT:

Hysni Gucati vjen në Kosovë, viziton varrin e babait të tij

Hysni Gucati vjen në Kosovë, viziton varrin e babait të tij

Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, i dënuar nga Gjykata Speciale me burg, ka ardhur të hënën në Kosovë.

Ai ka vizituar varrin e babait të tij, i cili të premten e 27 majit ndërroi jetë.


Se Gucati ndodhet në Kosovë për vizitë familjare e kanë konfirmuar për Telegrafin edhe nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

Gucati shkruan nga Haga për vdekjen e babait: As plumbi s'më dha aq dhimbje sa lajmi që s'më paske pritë
Lexo po ashtu Gucati shkruan nga Haga për vdekjen e babait: As plumbi s'më dha aq dhimbje sa lajmi që s'më paske pritë

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë. Z.Gucati mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, ka thënë zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep.

Ndryshe, Avdullah Gucati, babai i ish-kreut të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, u varros të shtunën, në prani të një numri të madh të qytetarëve, në fshatin Morinë të Skenderajt.

Hysni Gucati mungoi në ceremoninë e varrimit, por ditë më parë ishte për vizitë në Kosovë për shkak të gjendjes së rënduar që kishte babai i tij.

Gucati është shpallur fajtor për publikimin e dokumenteve të Gjykatës Speciale dhe është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim e dënim me gjobë prej 100 eurove./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori