LAJMI I FUNDIT:

Boston Celtics fitojnë ndeshjen e shtatë ndaj Heat dhe shkojnë në finalen e madhe të NBA

Boston Celtics fitojnë ndeshjen e shtatë ndaj Heat dhe shkojnë në finalen e madhe të NBA

Ka përfunduar edhe finalja e Konferencës së Lindjes në NBA pas shtatë super përballjeve mes Miami Heat dhe Boston Celtcs.

Kanë qenë Celtics që kanë triumfuar në ndeshjen e shtatë për të kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 4-3 pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara.


Në duelin e shtatë mes tyre të zhvilluar në FTX Arena të Miamit, Celtics kanë triumfuar me gjashtë pikë epërsi 100:96.

Që nga minuta e parë e deri në fund të ndeshjes Celtics kishin epërsinë dhe e menaxhuan mjaftë mirë atë duke mos iu rrezikuar në asnjë moment fitorja.

Jayson Tatum ishte shënuesi më i mirë në këtë përballje për Celtics me 26 pikë, 10 kërcime e gjashtë asistime.

Me lojë shumë të mirë tek fituesi u dalluan edhe Jaylen Brown me 24 pikë dhe Marcus Smart me 20 të tjera.

Tek skuadra vendase më efikasi ishte Jimmy Butler me 35 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Në finalen e madhe të NBA-së, Celtics do të përballen me Golden State Warriors. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori