LAJMI I FUNDIT:

Macron dhe Scholz i kërkojnë Putinit të lirojë luftëtarët e Azovstal

Macron dhe Scholz i kërkojnë Putinit të lirojë luftëtarët e Azovstal

Presidenti Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz kanë pasur një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.

Gjatë bisedës telefonike, presidenti Macron dhe kancelari Scholz i kërkuan Putinit të lirojë 2,500 mbrojtësit ukrainas të fabrikës së çelikut Azovstal të ndaluar aktualisht nga forcat e Kremlinit, tha pallati Elysee, transmeton Telegrafi.

Javën e kaluar, ushtria ruse shpalli Azovstalin dhe të gjithë Mariupolin “të çliruar plotësisht” dhe raportoi se më shumë se 2,400 luftëtar kishin dalë nga xhepi i fundit i rezistencës ukrainase në qytetin e rrethuar.


Luftëtarët që kishin nevojë për trajtim mjekësor u dërguan në një spital në qytetin e kontrolluar nga Rusia të Novoazovsk, rreth 48 kilometra në lindje të Mariupolit, derisa të tjerët u dërguan në Olenivka.

Mes tjerash, u diskutua gjithashtu edhe për eksportimin e grurit ukrainas.

Putini i tha liderëve Perëndimorë se Rusia është e gatshme të diskutojë mënyrat për t’ia bërë të mundur Ukrainës eksportimin e grurit nga portet e Detit të Zi, raportoi Reuters, duke cituar Kremlinin.

Gjatë një telefonate sot, presidenti rus i informoi ata se Kremlini ishte gati të gjente opsione për “eksportet e papenguara të grurit” dhe tha se Rusia ishte gati të rriste eksportin e plehrave dhe produkteve bujqësore nëse hiqen sanksionet e vendosura ndaj vendit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë

Botë
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Amerika
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Fillimisht sulmon nxënësit protestues me shkop druri, pastaj i kërcënon me thikë në Novi Sad

Fillimisht sulmon nxënësit protestues me shkop druri, pastaj i kërcënon me thikë në Novi Sad

Serbia

"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk

Botë

"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit

Amerika
Kalo në kategori