LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM javën e ardhshme dorëzon interpelancë për kryeparlamentarin Talat Xhaferi

OBRM-PDUKM javën e ardhshme dorëzon interpelancë për kryeparlamentarin Talat Xhaferi

Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së javën e ardhshme do të dorëzojë interpelancë për kryeparlamentarin, Talat Xhaferi.

Kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski tha sot se do të dorëzojnë interpelancën por, nuk pret që ajo të kalojë në Kuvend, raporton KlanMacedonia, përcjell Telegrafi.

“Shpresoj se nuk do t’i taktizojnë përsëri procedurat në Kuvend dhe do ta vendosin pikën në rendin e ditës dhe do të mundemi të flasim pak më hapur për atë se çfarë ndodhte atë ditë kur u fyen brutalisht të punësuarit në Kuvend. Nuk kemi iluzion se do të kalojë sepse, aty ka 61 dëgjues të pushtetit të cilët për shkak të interesave të tyre personale do ta mbrojnë Xhaferin”. deklaroi Mickoski.


Ngjarja që ndodhi para disa deputetëve ku, Xhaferi urdhëroi që të mbylleshin dyert e sallës ku po zhvillohej seanca plenare, si dhe audio incizimi i publikuar ku dëgjohen fyerjet dhe sharjet e Xhaferit, drejtuar shërbimeve të Kuvendit, kanë qenë arsyet që kanë shtyrë këtë parti që të iniciojnë interpelancë ndaj Xhaferit.

“Pas rastit të fundit, ku ne deputetët u mbyllëm në sallën plenare me urdhër të Talat Xhaferit, deputetët e OBRM-PDUKM-së do të dorëzojnë interpelancë ndaj tij”, kështu paralajmëroi kryetari i grupit parlamentar të kësaj partie duke nënvizuar se “Xhaferi së fundmi i lejon vetes të sillet sikur Kuvendi të jetë pronë private, duke mos respektuar as rregulloren dhe duke shkelur të drejtat themelore të njeriut”.

OBRM-PDUKM tashmë disa ditë kërkojnë dorëheqjen e kryeparlamentarit Talat Xhaferi, pas audio inçizimit të publikuar më 12 maj.

Pas disa ditëve heshtje, të mërkurën Xhaferi u tha gazetarëve se nuk e ndjen përgjegjësi ndaj shërbimeve të Kuvendit dhe nuk do të kërkojë falje.

Ai fajësoi shërbimet për papërgjegjësi në punë.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori