Kombëtarja shqiptare ka nisur prej ditës së premte grumbullimin për dy ndeshjet zyrtare të Ligës së Kombeve ndaj Islandës (më 6 qershor) dhe ndaj Izraelit (më 10 qershor), ndërkohë që më 13 qershor kuqezinjtë do të luajnë edhe një miqësore ndaj Estonisë.
Përfaqësuesja shqiptare është akomoduar në kompleksin Tropikal në Durrës, ku do të zhvillojë përgatitjet për tre sfidat e qershorit dhe më 4 qershor do niset drejt Islandës për ndeshjen e parë zyrtare.
Pas kthimit më datë 7 qershor në Durrës, skuadra do të vijojë përgatitjet për sfidën e dytë të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit që luhet më 10 qershor në “Air Albania”. Më 13 qershor Shqipëria do të përmbyllë fushatën me një miqësore ndaj Estonisë po në stadiumin “Air Albania”.
Ndërkaq, më 31 maj 2022, në ora 18:00, Kombëtarja do të zhvillojë një miqësore brenda grupit në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës në mënyrë që stafi teknik të testojë gjendjen e të gjithë futbollistëve të grumbulluar.
Më poshtë, po ju njohim me programin paraprak mediatik dhe stërvitor të kombëtares kuqezi për këto 3 ndeshje. Të gjitha oraret e programit janë sipas orës lokale shqiptare, ndërkohë që si zakonisht ky program mund të jetë subjekt i ndryshimeve.
E shtunë, 28 maj 2022
- Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares, ORA 12:00
- Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 17:30.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIET)
E diel, 29 maj 2022
- Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 17:30.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIET)
E hënë, 30 maj 2022
- Konferencë për medien e dy lojtarëve të Kombëtares, ORA 12:00
- Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 17:30.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIET)
E martë, 31 maj 2022
- Miqësore brenda grupit në stadiumin “Niko Dovana”, ORA 18:00
E mërkurë, 1 qershor 2022
- Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, ORA 12:00
- Seancë stërvitore, ORA 17:30.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIET)
E enjte, 2 qershor 2022
- Seancë stërvitore, ORA 17:30.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIET)
E premte, 3 qershor 2022
- Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, ORA 12:00
- Seancë stërvitore, ORA 17:30.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIET)
E shtunë, 4 qershor 2022
- Seanca stërvitore në Reikjavik-Islandë, ORA 20:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIET)
E diel, 5 qershor 2022
- Konferencë zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 19:30, në Reikjavik, Islandë.
- Seanca zyrtare stërvitore në stadium e ndeshjes përpara sfidës Islandë-Shqipëri, ORA 20:00.
E hënë, 6 qershor 2022
- Ndeshja e Ligës së Kombeve, Islandë-Shqipëri, ora 20:45, në stadiumin “Laugardalsvöllur”, Reikjavik.
E martë, 7 qershor 2022
- Seancë stërvitore në Tropikal-Durrës, ORA 19:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIET)
E mërkurë, 8 qershor 2022
- Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, ORA 12:00
- Seancë stërvitore, ORA 17:30.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIET)
E enjte, 9 qershor 2022
- Konferencë zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 16:30, në Tropikal, Durrës.
- Seanca zyrtare stërvitore në kompleksin Tropikal përpara sfidës Shqipëri-Izrael, ORA 17:00.
E premte, 10 qershor 2022
- Ndeshja e Ligës së Kombeve, Shqipëri-Izrael, ora 20:45, në stadiumin “Air Abania”, Tiranë.
E shtunë, 11 qershor 2022
- Seancë stërvitore në Tropikal-Durrës, ORA 17:30.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIET)
E diel, 12 qershor 2022
- Konferencë zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 16:30, në Tropikal, Durrës.
- Seanca zyrtare stërvitore në kompleksin Tropikal përpara sfidës Shqipëri-Estoni, ORA 17:00.
E hënë, 13 qershor 2022
- Ndeshja miqësore, Shqipëri-Estoni, ora 18:00, në stadiumin “Air Abania”, Tiranë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'