LAJMI I FUNDIT:

Mitrovica fituese e Kupës së Kosovës

Mitrovica fituese e Kupës së Kosovës

Skuadra e Mitrovicës është fituese e Kupës së Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave.

Në finalen e zhvilluar pasditen e së premtes në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, futbollistet mitrovicase triumfuan ndaj skuadrës së sapo shpallur kampione, EP-Com Hajvalia, me rezultat të ngushtë 2-1.

Ashtu siç pritej ndeshja finale solli rivalitet të madh dhe lojë të baraspeshuar, pasi përballë njëra-tjetrës ishin dy skuadrat më të mira në futbollin e femrave në këtë edicion.


Në pjesën e parë ishin futbollistet e EP-Com që shfaqën lojë më të mirë dhe ishin për një nuancë më të mira. Si rrjedhojë edhe arritën të kalojnë në epërsi në minutën e 21-të, me golin e shënuar nga Albulena Guri.

Megjithatë, në pjesën e dytë mitrovicaset arritën të përmbysin gjithçka, duke realizuar dy gola të shpejtë. Fillimisht shifrat i barazoi Edona Kryeziu, në minutën e 58-të, derisa pesë minuta më vonë golin e epërsisë për Mitrovicën, e që në fund doli të jetë edhe goli i fitores e realizoi Kaltrina Biqkaj.

Në minutat e mbetura të ndeshjes vashat e skuadrës nga Hajvalia u përpoq të bëjnë çmos për të barazuar rezultatin, por përkundër disa mundësive të mira nuk ia arritën këtij qëllimi.

Në fund, medaljet për ekipet finaliste i ndanë nënkryetari Bakir Burri dhe anëtarët e KE-së, Vjollca Krasniqi dhe Ismajl Ajeti, derisa kupën kapitenes së Mitrovicës, Bardha Osmani ia dorëzoi Vjollca Krasniqi, që njëherësh është edhe kryetare e Komisionit për futbollin e femrave.

Në trend Sport

Më shumë
Heroi i Spanjës në Euro 2024 doli nga berberi për t'u befasuar nga ajo që po shihet në rrugë

Heroi i Spanjës në Euro 2024 doli nga berberi për t'u befasuar nga ajo që po shihet në rrugë

Përfaqësueset
Çmimi i Yamal, Guler dhe Calafiori rritet pas Euro 2024: Ja sa kushtojnë tani lojtarët më të shtrenjtë në botë

Çmimi i Yamal, Guler dhe Calafiori rritet pas Euro 2024: Ja sa kushtojnë tani lojtarët më të shtrenjtë në botë

Përfaqësueset
Agjenti i Olmos takohet me gjigantin evropian, zyrtarizimi brenda 48 orëve

Agjenti i Olmos takohet me gjigantin evropian, zyrtarizimi brenda 48 orëve

Bundesliga
FIFA publikon renditjen e re – ‘fluturojnë’ Spanja, Zvicra dhe Turqia, bien Belgjika dhe Portugalia

FIFA publikon renditjen e re – ‘fluturojnë’ Spanja, Zvicra dhe Turqia, bien Belgjika dhe Portugalia

Ndërkombëtare
Nico Williams refuzon katër oferta të rëndësishme, nga Bilbao largohet vetëm për një klub

Nico Williams refuzon katër oferta të rëndësishme, nga Bilbao largohet vetëm për një klub

La Liga
Konfirmohen 11 stadiumet në Spanjë si nikoqire për Botërorin 2030 - mbesin jashtë disa nga më gjigantet

Konfirmohen 11 stadiumet në Spanjë si nikoqire për Botërorin 2030 - mbesin jashtë disa nga më gjigantet

Përfaqësueset
Kalo në kategori