Gjersa SHBA-të dhe aleatët e saj vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me armë të sofistikuara, Washingtoni dhe Kievi zyrtar kanë mbajtur diskutime rreth rrezikut të përshkallëzimit të situatës, nëse një nga raketat godet ndonjë qytet thellë brenda territorit të Rusisë, thanë për Reuters disa nga zyrtarët dhe diplomatët që gjenden në SHBA.
Në diskutimet që po mbahen, të cilat janë shumë të ndjeshme dhe për të cilat nuk është raportuar më herët, nuk bëhet me dije se janë vendosur kufizime të qarta gjeografike në përdorimin e armatimeve, me të cilat u furnizuan forcat ukrainase, transmeton Telegrafi.
“Jemi të shqetësuar se mund të ketë përshkallëzim, por që ende nuk dëshirojmë të vendosim kufizime gjeografike dhe nuk duam që t’u lidhim duart mbi armatimet që po u japim”, tha në kushte anonimiteti njëri nga tre zyrtarët amerikanë.
Administrata e presidentit Joe Biden dhe aleatët e SHBA-ve, kanë ngritur gatishmërinë e tyre për të furnizuar ukrainasit me armë me rreze më të gjatë veprimi, duke përfshirë këtu edhe me Howitzer M777, ndërsa ukrainasit vazhdojnë të luftojnë agresionin rus, duke pasur edhe më shumë sukses se sa është pritur nga inteligjenca dhe zyrtarët amerikanë.
Nga Pentagoni javën e kaluar deklaruan se Danimarka do të furnizojë Ukrainën me Harpoon, sistemin e raketave kundër anijeve, sistem ky i cili e zgjeron rrezen në të cilën Kievi zyrtar mund të godasë objektivat ushtarakë.
Pas parashikimeve se Ukraina do pushtohet nga ushtria shumë më e madhe ruse, zyrtarë amerikanë kanë filluar të shpresojnë se forcat ukrainase do ta fitojnë luftën, dhe në mënyrë që kjo të bëhet sa më shpejtë, ata po i armatosin.
Zyrtarët nga SHBA-të thonë se administrata e Biden po konsideron furnizimin e Kievit zyrtar me sistemin e raketave të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (SRALL) M142, sistem ky i cili varësisht municionit ka një rreze veprimi prej qindra kilometrash.
Por që nga inteligjenca amerikane kanë paralajmëruar se mund të ketë rritje të rrezikut, veçanërisht duke parë një mospërputhje të ambicieve të Putinit dhe pritshmërisë të cilën ushtria ruse nuk po e përmbush.
“Muajt në vijim mund ta çojnë luftën në një situatë të paparashikueshme, dhe në një trajektore ku mund të ketë përshkallëzim”, tha më herët drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Avril Haines, gjatë një seancë dëgjimore në Senatin amerikan.
Shtetet e Bashkuara, nuk po marrin pjesë direkt në luftën e Ukrainës, por që udhëheqësit e Pentagonit po mbajnë kontakte të vazhdueshme me liderët ukrainas, dhe u kanë ofruar të dhëna vendimtare të cilat ndihmuan Ukrainën t’i shënjestrojë forcat tokësore dhe detare ruse, bënë të ditur zyrtarët amerikanë.
Zyrtari i dytë amerikan, i cili gjithashtu foli në kushte anonimiteti, tha se Washingtoni dhe Kievi kanë arritur një “mirëkuptim” të përbashkët rreth përdorimit të disa sistemeve të armëve, me të cilat u furnizuan nga shtetet perëndimore.
“Deri më tani kemi pasur mirëkuptim në disa nga limitet që kemi vendosur” tha zyrtari amerikan.
Ndërsa nga ministria ukrainase e Mbrojtjes, ende nuk kanë dërguar komentet e tyre lidhur me rastin.
“Furnizimi i Ukrainës me disa armë të cilat kanë kapacitete të godasin objektivat brenda Rusisë, do ishte një hap serioz që do çonte në përshkallëzimin e situatës”, tha Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, gjatë të enjtes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVatikani lejon homoseksualët të shërbejnë si priftërinj, Papa Françesku: Të jesh i tillë nuk është krim
Sa janë përhapur zjarret në Los Angeles?
Për herë të parë në gati 40 vjet, në Gjermani shpërthen sëmundja e kafshëve "Afta Epizootike"
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
Trump dhe plani i tij për ta marrë Grenlandën, katër skenarët e mundshëm
'Kutia e zezë' ndaloi regjistrimin katër minuta para rrëzimit - detaje të reja mbi aksidentin ajror në Korenë e Jugut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles