Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ia ka dorëzuar zëvendës kryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimit, Marrëveshjen e Partneritetit për Kornizën Financia (MPKF) IPA 3, marrëveshje e aprovuar nga Komisioni Europian.
Bislimi e nënshkroi MPKF-në, e cila sapo të ratifikohet nga Parlamenti i Kosovës, do t’i mundësoi Kosovës të pranojë ndihmë teknike dhe financiare nga Bashkimi Evropian. Mbulon programet vjetore të IPA-s për vitet 2021-2027, dhe do mundësoi miratimin e menjëhershëm te fondeve të IPA-s për vitin 2021 për Kosovën në vlerë prej 64 milion euro, raporton Telegrafi.
“Do ta përdorim fondin IPA 3 për rregullimin e mbrojtjes së drejtave të njeriut, barazinë gjinore, qeverisjen komunale dhe sigurinë publike në Kosovë” tha ambasadori Szunyog.
“Fondi do shkoi edhe tek ngritja e kapaciteteve të administratës së Kosovës në përmbushjet e standardeve të Bashkimit Evropian në mënyrë që t’iu përgjigjet nevojave urgjente të ekonomisë, nevojave sociale ose shëndetësore, mbrojtjes së ambientit, në përputhje me praktikat bashkëkohore të BE-së, të rrisë konkurrencën në sektorin e agro ushqimit, dhe të ndihmojë në arritjen e kritereve ekonomike për anëtarësim në BE”, shtoi tutje ambasadori.
Kosova filloi të përfitoi nga Fondi IPA që nga viti 2007. Që nga atëherë, fondet që Kosova i përfitoi deri tani në vitin 2022, arrijnë vlerën e 1,21 miliard eurove nga fondet IPA 1 dhe IPA 2.
“Fondet që merren para anëtarësimit në BE japin një shtytje të rëndësishme që ta plotësojnë procesin tonë për të aplikuar reformat që ndërlidhen me BE-në. Fondet e IPA 3 do përdoren në reformimin e brendshëm ë mënyrë që ta përshpejtojmë procesin e integrimit në BE, do mbështesim investimet që nevojiten të arrijmë reformat e kërkuara të Programit të Reformave Evropiane, Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe në sektorët strategjikë me fokus në punësimin e rinisë, në sektorin e energjisë elektrike, mjedis, si dhe rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në fusha të tjera strategjike”, tha zëvendës kryeministri i parë Besnik Bislimi.
BE-ja mbetet si partneri më i madh tregtar i Kosovës, dhe ofruesi më i madh i ndihmave financiare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDogana e Kosovës vë në menaxhim terminalin doganor në Han të Elezit dhe në Dheun e Bardhë
Kishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze