LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan i reagon Lavrovit, pas mohimit të masakrës së Reçakut

Ambasadori amerikan i reagon Lavrovit, pas mohimit të masakrës së Reçakut

Jeffrey Hovenier, ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, i ka reaguar ashpër shefit të diplomacisë ruse Sergei Lavrov, i cili vazhdimisht është munduar ta mohoj masakrën në Bucha të Ukrainës – duke e cilësuar si inskenim dhe duke e krahasuar me masakrën e Reçakut, ku forcat serbe vranë civilët shqiptarë.

Në një postim të bërë në Twitter, diplomati amerikan shkroi se deklarata të tilla lavdërojnë krimet e luftës – rihapin plagët e të mbijetuarve dhe çnderojnë kujtimin e të vdekurve, transmeton Telegrafi.


“Përpjekjet për të rishkruar dhe mohuar historinë e mirëdokumentuar të masakrës së Reçakut lavdërojnë krimet e luftës, çnderojnë kujtimin e të vdekurve dhe rihapin plagët e të mbijetuarve. Ata që mohojnë mizoritë në Reçak kërkojnë të pengojnë përparimin drejt pajtimit rajonal, konsolidimit demokratik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar ambasadori amerikan në Kosovë.

Por nuk është vetëm Lavrov që e ka quajtur inskenim masakrën e Reçakut. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, disa herë ka theksuar se masakra mbi civilët në Reçak është një trillim, madje ai ka shkuar tutje duke thënë se prapa kësaj vepre nuk qëndrojnë serbët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori