LAJMI I FUNDIT:

Trajneri Edy Reja publikon listën e lojtarëve të ftuar për tri ndeshjet e qershorit

Trajneri Edy Reja publikon listën e lojtarëve të ftuar për tri ndeshjet e qershorit

Trajneri italian, Edy Reja ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për tri ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë gjatë këtij muaji.

Kombëtarja Shqiptare ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve që luhen në muajin qershor, ato ndaj nda Islandës në udhëtim më 6 qershor dhe ndaj Izraelit në shtëpi më 10 qershor.


Pas këtyre dy sfida skuadra kuqezi do të luajë edhe një miqësore me Estoninë në stadiumin “Air Albania” më 13 qershor.

Shqipëria zyrtarizon miqësoren me Estoninë më 13 qershor
Lexo po ashtu Shqipëria zyrtarizon miqësoren me Estoninë më 13 qershor

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri i Shqipërisë, Reja ka zyrtarizuar edhe listën me emrat e 26 lojtarëve që janë ftuar për këto tre sfida.

Nuk ka ndryshime teksa pjesë më e madhe e lojtarëve që kanë qenë në grumbullimin e marsit do të jenë të gatshëm edhe për ndeshjet e radhës.

Nga Broja, te Asllani e Kumbulla – Formacioni i Shqipërisë të së ardhmes
Lexo po ashtu Nga Broja, te Asllani e Kumbulla – Formacioni i Shqipërisë të së ardhmes

Rikthehen pas dëmtimeve mbrojtësi Kastriot Dermaku dhe mesfushori Nedim Bajrami, ndërkohë që trajneri italian ka vendosur të ketë në listën e pritjes edhe nëntë lojtarë, duke qenë se kalendari është mjaft i ngjeshur dhe mund të ketë probleme fizike për shkak të ngarkesës.

Në këtë listë janë Thomas Strakosha, Jon Mersinaj, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami, Albi Doka, Kevin Haveri, Enis Çokaj, Lindon Selahi dhe Ernest Muçi.

Lista e lojtarëve të ftuar nga Reja:

/Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori