LAJMI I FUNDIT:

Rizvanolli: Nga 100 milionë eurot e ndara për subvencionim të energjisë, vetëm 20 për qind e tyre janë shpenzuar

Rizvanolli: Nga 100 milionë eurot e ndara për subvencionim të energjisë, vetëm 20 për qind e tyre janë shpenzuar
Artana Rizvanolli - Ministre e Ekonomisë në intervistën në ‘Përballje’ në Telegrafi.com/ Foto: Ridvan Slivova

Qeveria e Kosovës kishte ndarë mbi 100 milionë euro për subvencionim të energjisë elektrike me synim për të ulur ndikimin e rritjes së tarifave tek konsumatorët.

Pjesa më e madhe e kësaj shume ndodhet ende në Thesarin e Shtetit ndërsa pjesa tjetër në llogari të KEK-ut.

Kështu tha ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në emisionin “Kallxo Përnime”.


Rizvanolli tha se deri më tani janë shpenzuar rreth 20 milionë euro nga kjo shumë e dedikuar për zbutjen e krizës energjetike në vend.

“Pjesa më e madhe gjendet në thesar, ndërsa një pjesë e vogël në llogarinë e KEK-ut. Në dhjetor të vitit të kaluar Qeveria ka ndarë 20 milionë euro për subvencionim të importit të energjisë të cilat janë disburusar në KEK dhe përmes KEK-ut është organizuar blerja e energjisë për të siguruar furnizimin me energji”, tha Rizvanolli.

“Me rasti e harxhimit të këtyre mjeteve, qeveria ka ndarë edhe 10 milionë euro të tjera, prej tyre janë shpenzuar rreth 7 milionë euro, ndërsa tre milionë euro i janë bashkangjitur 90 milionëshit të zotuar nga qeveria… Ato janë në thesar nuk janë zhdukur/ Jemi duke i bërë përgatitjet finale për sezonin e dimrit, duke pasur parasysh edhe gjendjen e përkeqësuar të sektorit, ndërkohë që qytetarët kanë paguar me tarifat e kaluara, çmimet e importit kanë qenë të larta”, shpjegoi Rizvanolli. /Kallxo.com/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Kalo në kategori