LAJMI I FUNDIT:

Llapi mbron trofeun e Kupës së Kosovës, mposht me dy super gola Dritën në finale

Llapi mbron trofeun e Kupës së Kosovës, mposht me dy super gola Dritën në finale

Llapi ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultat 2-1 në finalen e Kupës së Kosovës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, duke mbrojtur trofeun e fituar një vit më parë.

Stadiumi ka qenë i mbushur kënaqshëm me tifozë të Llapit dhe Dritës për këtë ndeshje, duke dhuruar spektakël në tribuna.


Llapi që në rastin e parë arriti të shënojë një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit.

Zhvillohej minuta e 6-të kur mesfushori gjuajti bukur për ta mposhtur portierin Leotrim Rexhepi për 1-0.

Llapjanët krijuan edhe pas golit, por nuk arritën të dyfishonin epërsinë.

Drita u këndell në mesin e pjesës së parë, ku pastaj gjeti edhe golin. Një harkim në zonë gjeti më së miri Hamdi Namanin i cili shënoi me kokë për 1-1 në minutën e 37-të.

Deri në fund të kësaj pjesëloje nuk kishte më gola dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë.

Llapjanët e nisën sërish më mirë edhe pjesën e dytë, duke shënuar që në start.

Në minutën e 48-të u krijua një tollovi në zonën e Dritës, ku një top u kthye te Arbnor Ramadani, i cili me një goditje të bukur pak të devijuar shënoi për 2-1.

Llapi ka mundur të shënojë sërish disa minuta më pas, por goditja e Ilir Krasniqit u ndal në shtyllë.

Drita mori dominimin në çerekun e fundit të ndeshjes, por që nuk arriti të barazojë edhe pse kishte disa raste me Muharem Jasharin dhe Marko Simonovskin.

Llapi në fund iu gëzua trofeut të Kupës së Kosovës që është i dyti në histori për llapjanët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori