Kryeprokurorja e Ukrainës i ka thënë BBC-s se po heton pothuajse 14 mijë raste të krimeve të dyshuara të luftës nga forcat ruse.
Duke folur në Londër në udhëtimin e saj të parë jashtë Ukrainës që nga fillimi i pushtimit, Iryna Venediktova thotë se nga 100 deri në 200 raste të reja vijnë çdo ditë.
Ajo ka takuar Prokuroren e Përgjithshme të Britanisë, Suella Braverman dhe zyrtarë të tjerë për të diskutuar se çfarë mund të bëjnë më shumë Mbretëria e Bashkuar dhe fuqitë e tjera perëndimore për të mbështetur procesin e hetimit.
“Sot kemi afër 14 mijë raste, vetëm për krime lufte dhe afër 6,000 raste të ndërlidhura. Do të thotë se kemi një numër të madh precedentësh dhe çdo ditë kemi gjithnjë e më shumë: janë 100 shtesë, 200 shtesë, varet nga dita”, tha ajo.
Venediktova thotë se krimi më i zakonshëm i supozuar i luftës është bombardimi i ndërtesave civile, veçanërisht spitaleve dhe shkollave. Në total, ajo thotë se më shumë se 1,000 ndërtesa mjekësore dhe arsimore janë shkatërruar.
Ajo thotë gjithashtu se civilët po vriten, dhe ka plaçkitje dhe përdhunime.
Venediktova gjithashtu zbulon se ajo madje ka filluar të hetojë akuzat për gjenocid.
“Unë absolutisht jam dakord që ne në Ukrainë po përballemi me gjenocid. Pse? Sepse ata, dua të them ushtria ruse, dhe komandantët e lartë rusë ushtarakë erdhën në Ukrainë për të shkatërruar shtetin ukrainas, për të vrarë të gjithë ukrainasit, dhe ata duan që kjo tokë [të jetë] si një pjesë [e] Federatës Ruse”. Por ajo pranon se do të ishte e vështirë të hetohej gjenocidi në territorin e kontrolluar nga Rusia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri