LAJMI I FUNDIT:

Gjykatësit kushtetues sot do të debatojnë për shkarkimin e Fadil Zendelit

Gjykatësit kushtetues sot do të debatojnë për shkarkimin e Fadil Zendelit

Në rend dite të seancës së sotme të Gjykatës Kushtetuese është rasti i formuar me nismë të partisë politike “E Majta”, me të cilin kontestohet vendimi i Kuvendit të datës 3 mars 2022 për shkarkimin e anëtarit të Komisionit kuvendor për çështje zgjedhore dhe të emërimeve, Fadil Zendeli.

Parashtruesi i nismës konsideron se deputeti nuk mund të shkarkohet nga trupi punues i Kuvendit pa propozim të Komisionit amë për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, sepse është në kundërshtim me parimin kushtetues të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.


Në pretendimet e nismës thuhet se akti i kontestuar cenon sistemin e hierarkisë normative dhe mundëson anashkalimin e normave të parapara kushtetuese dhe juridike.

Sipas parashtruesit, ndër të tjera, akti i kontestuar në mënyrë kumulative nuk i plotëson të gjitha rregullat për të qenë në rend dite të seancës kuvendore.

Shkarkimi i Zendelit u kërkua pasi Lëvizja Besa doli në opozitë dhe opozita kishte shumicën në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në vend të qeverisë. Për shkak të bllokimit së punës së Komisionit është pezulluar zgjedhja e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, si dhe emërimet e tjera.

Në rendin e ditës të seancës së sotme të Gjykatës janë iniciativat e paraqitura për dispozitat e Ligjit për ndërmjetësim dhe Ligjit për sigurimet pensionale dhe invalidore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori