LAJMI I FUNDIT:

INJECT organizoi konferencën përmbyllëse “Sigurimi i të Drejtave Pronësore të Grave përmes rritjes së Kapaciteteve Institucionale”

INJECT organizoi konferencën përmbyllëse “Sigurimi i të Drejtave Pronësore të Grave përmes rritjes së Kapaciteteve Institucionale”

OJQ Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi, organizoi konferencën përmbyllëse të projektit me titull “Sigurimi i të Drejtave Pronësore të Grave përmes rritjes së Kapaciteteve Institucionale në Kosovë” e financuar nga UNMIK dhe realizuar “INJECT”.

Sipas njoftimit, qëllimi i kësaj konference ishte raportimi i rezultateve nga aktivitetet e INJECT, ndër to promovimi i hulumtimit të realizuar nga INJECT me titull “Hulumtim Ligjor rreth Ndarjes së Pasurisë së Përbashkët dhe Mbajtjes Financiare – Ligji dhe Praktika Gjyqësore në Kosovë” si dhe diskutimi i Opinionit Ligjor rreth Nenit 54 të Ligjit për Familjen në Kosovë dhe Raporti i monitorimit të seancave gjyqësore në lidhje me dhunën në familje.


Në këtë konferencë si panelist ishin përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Gjykata Themelore e Prishtinës, donatori dhe organizata ndërkombëtare të pranishme në Kosovë dhe mbi 100 pjesëmarrës të tjerë nga gjyqësori, institucionet e rendit dhe ligjit, shoqëria civile, mediat etj.

Rreth OJQ “Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi – INJECT”

Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi-INJECT, u krijua për të fuqizuar ligjërisht gratë dhe për të avokuar tek institucionet për mbrojtjen e të drejtave sociale, ekonomike dhe kulturore të grave.

Sundimi i ligjit, llogaridhënia, transparenca, ngritja e kapaciteteve të institucioneve të rendit dhe ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut, fuqizimi i grupeve të margjinalizuara dhe ngritja e vetëdijes shoqërore, janë fushat ku INJECT kontribuon për të arritur vizionin e saj.

INJECT u themelua në vitin 2018, njofton Telegrafi.