LAJMI I FUNDIT:

KSI Maqedoni kërkon terapi dhe blerjen e testeve për “lijën e majmunit”

KSI Maqedoni kërkon terapi dhe blerjen e testeve për “lijën e majmunit”

Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zlate Mehmedoviq, në konferencën e sotme për media, ka bërë të ditur konkluzionet në lidhje me gjendjen me Covid-19 dhe “lijën e majmunit”.

Mehmedoviq tha se KSI ka sjellë rekomandim për heqjen e posedimit të detyrueshëm të testit PCR për lloje të caktuara ndërhyrjesh/operacionesh në objektet shëndetësore, por duhet të dorëzohet test antigjenik (i shpejtë), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se KSI kishte shfaqur shqetësim për shkak se ka pasur përhapje të virusit të fruthit në botë dhe se në takim është konstatuar se sistemi duhet të përgatitet për pacientët e mundshëm edhe në vendin tonë. Testet dhe terapia për këtë lloj virusi do të sigurohen në bashkëpunim me OBSH-në.


“Komisioni për Sëmundjet Infektive është shprehur i shqetësuar sepse ka përhapje të virusit në botë. Të gjitha institucionet përkatëse shfaqin një shkallë të caktuar shqetësimi, qëllimi i KSI-së është të përgatisë sistemin, pra rrugët klinike për monitorimin e pacientëve të mundshëm. Kjo situatë me “lijën e majmunit” nuk është në përpjesëtim me pandeminë e coronavirusit, por duke qenë se ne duam të përgatitemi si sistem, ramë dakord të monitorojmë situatën dhe të ofrojmë gjithçka të nevojshme për një plan të mundshëm trajtimi për pacientët”.

“Virusi i ‘lijës së majmunit’ ekziston prej gjysmë shekulli. Të gjitha vendet kanë një problem për të ofruar trajtim dhe diagnostikim cilësor. Instituti i Shëndetit Publik ka vendosur tashmë kontakte me OBSH-në (Organizata Botërore e Shëndetësisë) për të siguruar teste dhe terapi. Simptomat e kësaj sëmundje janë ndryshimet e lëkurës, flluska, temperaturë e lartë, dhimbje muskujsh, lodhje”, shpjegon Mehmedoviq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Lajme
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori