LAJMI I FUNDIT:

U deportuan 80 huliganë italianë, do të përjashtohen përgjithmonë nga ambientet sportive

U deportuan 80 huliganë italianë, do të përjashtohen përgjithmonë nga ambientet sportive

Sot është finalja e Ligës së Konferencës. Në orën 21:00 Roma-Feyenoord do të përballen në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme mes tifozëve të skuadrave dhe policisë janë regjistruar skena të dhunshme në kryeqytet. Si pasojë e kësaj ngjarje kanë mbetur të plagosur edhe shumë efektivë.

Policia e Shtetit ka reaguar sot pas trazirave të shkaktuara në orët e fundit në Tiranë. Zv. Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Albert Dërvishi, tha se tifozët e të dyja skuadrave finaliste, fillimisht kanë tentuar të konfliktohen së bashku, ndërsa tha se kanë mbetur të plagosur 19 persona, njëri prej tyre e qëlluan me thikë.


Nga kampi i tifozëve holandez e pranojnë se nëse fiton Feyenoordi, Tirana nuk do të jetë e sigurt
Lexo po ashtu Nga kampi i tifozëve holandez e pranojnë se nëse fiton Feyenoordi, Tirana nuk do të jetë e sigurt

“Sikurse kemi bërë me dije këto ditë, në disa dalje publike, sa i përket sigurisë Policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje. Duke filluar nga pikat e kalimit kufitar dhe për garantimin e rendit publik në qytet, që nuk kanë lidhje me këtë aktivitet sportiv”, ka thënë ai.

Gjatë mbrëmjes së djeshme një grup tifozësh, kanë lëvizur drejt stadiumit Air Albania për të tentuar një konlikt me tifozët kundërshtarë. Policia ka tentuar të ndalojnë një grup të tifozëve holandezë, por ata kanë goditur policët me gurë, shishe qelqi dhe sende të forta”.

Princi shqiptar Leka II del me reagim të ashpër ndaj tifozëve të Feyenoordit
Lexo po ashtu Princi shqiptar Leka II del me reagim të ashpër ndaj tifozëve të Feyenoordit

“Në afërsi të Fakultetit të Inxhinierisë ka pasur sërish përplasje. Si pasojë e dhunës së ushtruar, janë plagosur 19 punonjës policie, njëri prej të cilëve është plagosur me thikë. Janë dëmtuar 4 automjete policie. Për sa më sipër në qendrat spitalore janë dërguar për ndihmë mjekësore 10 shtetas, 5 shqiptarë, 3 italianë dhe 2 holandezë.

“Shërbimet e Policisë së Shtetit, bazhuar në procedurat standarde të punës, i kanë bërë thirrje tifozëve për të ndërprerë përdorimin e dhunës. Në raport me sjelljen e kundërveprimin e tifozëve, është ndërhyrë në mënyrë të përshkallëzuar duke bërë të mundur shpërndarjen e tyre. Janë shoqëruar 60 tifozë problematikë nga të dyja skuadrat, 48 italianë dhe 12 holandezë. I janë sekuestruar leva, gurë, thika, lëndë piroteknik, ndCrsa janë deportuar edhe 80 huliganë italianë”, ka shtuar më tej Dërvishi. /joq/

Në trend Sport

Më shumë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Barcelona po bën presion mbi yllin e ekipit që të largohet para 31 janarit

Barcelona po bën presion mbi yllin e ekipit që të largohet para 31 janarit

La Liga
Gerrard ka zbuluar dy lojtarët e vetëm nga të cilët kishte 'frikë' gjatë karrierës së tij

Gerrard ka zbuluar dy lojtarët e vetëm nga të cilët kishte 'frikë' gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Drejtuesit e Real Madridit etiketojnë problemin, fajësohen tre lojtarë për zhgënjimet

Drejtuesit e Real Madridit etiketojnë problemin, fajësohen tre lojtarë për zhgënjimet

La Liga
Barcelona është në kërkim të pasuesit të Ter Stegen, dy emra në listën e dëshirave

Barcelona është në kërkim të pasuesit të Ter Stegen, dy emra në listën e dëshirave

La Liga
Kvaratskhelia vizitoi muralin e Maradonës para kalimit te PSG, bëhet virale videoja ku përshëndetet me legjendën dhe qytetin e Napolit

Kvaratskhelia vizitoi muralin e Maradonës para kalimit te PSG, bëhet virale videoja ku përshëndetet me legjendën dhe qytetin e Napolit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori