Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Haki Abazi ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë.
Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur kryesuesi i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqaj.
“Po është e vërtetë që ka dhënë dorëheqje, për këtë gjë unë do ta njoftoj sot Komisionin në mbledhjen që do ta mbajmë sot”, ka thënë Beqaj.
Ai ka shtuar se i mbetet Grupit Parlamentar të LVV-së që në mbledhjen e radhës të bëjë zëvendësimin e Abazit me ndonjë deputet tjetër.
Ky komision ishte propozuar nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje.
Ndryshe, anëtari tjetër i këtij komisioni nga PDK është deputeti, Rashit Qalaj.
Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), tash pa Haki Abazin do të jenë deputetët Armend Muja, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, dhe zëvendëskryesues Armend Muja.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) janë Armend Zemaj dhe deputetja Rezarta Krasniqi.
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), anëtare është deputetja Time Kadrijaj.
Nga Lista Serbe (LS) për anëtar është Ljubinko Karadziq, si dhe nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çka do të bëhet me paratë e marra nga institucionet serbe në veri?
Breshër në disa fshatra të Komunës së Likovës
Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova nuk ishte pajtuar me anëtarët e tjerë për dënimin e Shaban Gogajt për “vrasje nga pakujdesia”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251