LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e policit në Tiranë, Meta: Ngjarje të tilla tronditin rëndë besimin e publikut tek Policia e Shtetit

Vrasja e policit në Tiranë, Meta: Ngjarje të tilla tronditin rëndë besimin e publikut tek Policia e Shtetit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar sot pas incidentit në staciononin e policisë në Tiranë ku mbeti i vrarë një punonjës policie i qëlluar me armë nga kolegu i tij.

Në një njoftim një rrjetet sociale, Meta ka shprehur ngushëllimet për familjen e oficerit të ndjerë të policisë Çaush Saliasi, që humbi jetën mbrëmë vonë, i qëlluar me armë zjarri nga një koleg i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.3 në Tiranë.


“Apeloj me forcë për një analizë dhe reflektim të thellë nga strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit për parandalimin e ngjarjeve të tilla, që tronditin rëndë besimin e publikut te ky institucion”, ka theksuar Meta.

Vrasja në stacionin e policisë në Tiranë, zbardhet dëshmia e autorit të ngjarjes: Më ka ngacmuar me fjalë dhe disa herë ofenduese
Lexo po ashtu Vrasja në stacionin e policisë në Tiranë, zbardhet dëshmia e autorit të ngjarjes: Më ka ngacmuar me fjalë dhe disa herë ofenduese

Tirana është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në ambientet e Komisariatit nr. 3.

Përplasja mes dy efektivëve të Policisë ka degjeneruar në nxjerrje armësh e për pasojë është vrarë me plumbat e kolegut, efektivi i Policisë Çaush Saliaj, 53 vjeç.

Autori i sulmit me armë është vënë në pranga dhe mësohet se ka dhënë edhe dëshminë e parë para kolegëve të tij, duke u shfajësuar në një lloj forme, se “kishte kohë që kolegu e tallte dhe se nuk mund të duronte më”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Mirjeta Hajzeraj
Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Drejtësi
Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Lajme
Mbërrin në Durrës anija turistike

Mbërrin në Durrës anija turistike "Seaborne Quest", 450 turistë nga 22 vende të ndryshme të botës vizitojnë Shqipërinë

Lajme
Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Drejtësi
Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Lajme
Kalo në kategori