LAJMI I FUNDIT:

Ylli fiton dramën me Trepçën, kalon në epërsi në serinë finale

Ylli fiton dramën me Trepçën, kalon në epërsi në serinë finale

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 63:62 (21:27, 8:10, 16:9, 18:16), në finalen e parë të “Play-off”-it të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet të enjten në Mitrovicë, ndërsa kampion shpallet skuadra që arrin tri fitore.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, me një epërsi prej shtatë pikësh, 13:6, e më pas pesë minutash ishin në epërsi 16:11, megjithatë, nga ky moment mitrovicasit morën lojën në duar, duke rikthyer epërsinë në të mirë të tyre, për të fituar çerekun e parë 21:27.


Periudha e dytë ishte e baraspeshuar, por u karakterizua me shumë gabime nga të dy skuadrat, duke bërë që të shënohen vetëm 18 pikë në këtë dhjetëminutësh, ndërsa pjesa e parë përfundoi 29:37.

Në periodën e tretë therandasit ishin më të mirë, duke shfrytëzuar edhe gabimet në tentimet e mitrovicasve dhe dalëngadalë shkrin epërsinë në vetëm një pikë, 45:46, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash.

Në çerekun e fundit u zhvillua një lojë shumë interesante dhe dramatike deri në fund.

Në këtë pjesë ‘Xehetarët’ kishin epërsi deri në shtatë pikë, 47:54, por Ylli nuk dorëzohet dhe në minutën e fundit barazon shifrat në 60:60, me anë të Erjon Kastratit, e më pas Collins shënon për 60:62, kurse pikët vendimtare i shënon Henrik Sirko me një tre pikësh për 63:62, ndërsa në aksionin e fundit nuk shënuan Purvis dhe Zekiqi për mysafirët.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Dajuan Graf me 13 pikë e dhjetë kërcime dhe Chris Harris me dhjetë pikë e dhjetë kërcime, kurse te Trepça u dallua Andrew Gordon me 16 pikë e 11 kërcime.

Në trend Sport

Më shumë
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

La Liga
Arsenali u refuzua nga një lojtar i kategorisë së dytë në Angli – kjo i dha një goditje të madhe planeve të Artetës

Arsenali u refuzua nga një lojtar i kategorisë së dytë në Angli – kjo i dha një goditje të madhe planeve të Artetës

Premier League
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Prapaskenat e ditës së fundit të afatit kalimtar, Man Utd refuzoi ofertën e Betisit për dy yjet e ekipit

Prapaskenat e ditës së fundit të afatit kalimtar, Man Utd refuzoi ofertën e Betisit për dy yjet e ekipit

Premier League
Krisje në kampin e Milanit? Leao dhe Hernandez ‘injoruan’ trajnerin dhe bashkëlojtarët

Krisje në kampin e Milanit? Leao dhe Hernandez ‘injoruan’ trajnerin dhe bashkëlojtarët

Serie A
Kalo në kategori