LAJMI I FUNDIT:

Numër i vogël i rasteve pozitive me COVID-19, konfirmohen vetëm 9 raste të reja

Numër i vogël i rasteve pozitive me COVID-19, konfirmohen vetëm 9 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 514 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.


Sot janë shëruar 34 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.981.

Në total numri i rasteve aktive është 188.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 40 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.469 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.842 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.561 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/