LAJMI I FUNDIT:

Kanadaja sanksionon edhe një miliarder rus – ai është pronar i gazetave britanike “The Independent” dhe “Evening Standard”

Kanadaja sanksionon edhe një miliarder rus – ai është pronar i gazetave britanike “The Independent” dhe “Evening Standard”

Kanada ka sanksionuar Alexander Lebedev, një ish-agjent i KGB-së, pronar i gazetave britanike “Evening Standard” dhe “The Independent”, dhe financues i “Nova Gazeta”, gazetës kryesore opozitare ruse.

Lebedev është një nga 13 personat e fundit që është përfshirë në listën e të sanksionuarve të shtetit kanadez, duke përfshirë oligarkët të lidhur me regjimin e presidentit rus Vladimir Putin.


Paketa e sanksioneve, e cila mbulon mallra me vlerë 75.7 milionë dollarë, përfshin ndalimin e disa mallrave luksoze nga Rusia, duke përfshirë caviar, diamante dhe vodka.

Kanadaja gjithashtu ndalon produktet që mund të përdoren në prodhimin e armëve në Rusi, raporoton theglobalmail.

Në mesin e të sanksionuarve është edhe Gleb Frank, pronar i një prej kompanive më të mëdha të peshkimit në Rusi, gjithashtu djali i Sergei Frank, ish-ministri i transportit dhe ish-CEO i Sovcomflot, kompania më e madhe ruse e transportit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Kalo në kategori