LAJMI I FUNDIT:

Komandanti i FSK-së nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowas-s

Komandanti i FSK-së nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowas-s

Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralmajor Benjamin Corell.

Sipas komunikatë, gjeneral Jashari dhe gjeneral Corell nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të rritjes dhe avancimit të partneritetit në mes të dy forcave.

“Marrëveshja është e ndërtuar në 6 shtylla dhe ka për qëllim të avancojë programin e partneritetit ushtarak duke përfshirë manovrën, zhvillimin e trupës së nënoficerëve, mirëmbajtjen e sistemeve ushtarake, mjekësinë ushtarake dhe fushën e kibernetikës”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


Më tej thuhet se në vazhdën e vizitës në SHBA, gjeneral Jashari së bashku me gjeneralin Corell vizituan trupat e Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në poligonin e stërvitjes në Kampin Atterbury të shtetit të Indiana-s, ku njësitë janë duke zhvilluar stërvitje të përbashkëta ushtarake të këmbësorisë në nivel të kompanisë dhe regjimentit.

Komandanti i FSK-së po zhvillon vizitën e parë zyrtare në Gardën Kombëtare të Iowas
Lexo po ashtu Komandanti i FSK-së po zhvillon vizitën e parë zyrtare në Gardën Kombëtare të Iowas

Vizita e gjeneral Jasharit do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me përcjelljen nga afër të realizimit të ushtrimit dhe thellimit të bashkëpunimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%

KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%

Politikë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Hamza dhe Haradinaj ia zgjasin dorën dhe i urojnë sukses njëri-tjetrit

Hamza dhe Haradinaj ia zgjasin dorën dhe i urojnë sukses njëri-tjetrit

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

Lajme
Kalo në kategori