LAJMI I FUNDIT:

“Nuk doja të vrisja”, fjalët e fundit të ushtarit të parë rus që po gjykohet për krime lufte në Ukrainë

“Nuk doja të vrisja”, fjalët e fundit të ushtarit të parë rus që po gjykohet për krime lufte në Ukrainë

Një ushtar 21-vjeçar rus, i akuzuar për krime lufte në Ukrainë, i ka thënë gjykatës se “nuk dëshironte të vriste” civil të paarmatosur.

Vadim Shishimarin, një komandant tankesh, u deklarua fajtor për vrasjen e Oleksandr Shelipov, një civil 62-vjeçar, në fshatin verilindor të Ukrainës, Chupakhivka, më 28 shkurt.


“Unë pendohem sinqerisht. Isha nervoz në atë kohë, nuk doja të vrisja… kështu ndodhi”, tha Shishimarin, raporton skynews.

Ushtari akuzohet se ka shtënë disa herë në kokën e një civili nga një veturë në lëvizje pasi u urdhërua ta bënte këtë.

Avokati mbrojtës, Viktor Ovsiannikov i tha gjykatës se djaloshi kishte qëlluar vetëm pasi dy herë kishte refuzuar ta zbatonte urdhrin për të qëlluar dhe vetëm një nga tre deri në katër fishekë goditën objektivin.

Pamjet e reja tregojnë se si ushtarët rus ekzekutuan tetë ukrainas në Bucha
Lexo po ashtu Pamjet e reja tregojnë se si ushtarët rus ekzekutuan tetë ukrainas në Bucha

Ndryshe, gjykatësi mund të japë një vendim të hënën kur të mblidhet gjykata, me prokurorin e shtetit që i kërkon gjykatës të dënojë Shishimarin me burgim të përjetshëm.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për mizori dhe brutalitet kundër civilëve gjatë pushtimit gjersa ka njoftuar se ka identifikuar më shumë se 10 mijë krime të mundshme lufte. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori