LAJMI I FUNDIT:

Rusi dhe ukrainasja martohen në Mal të Zi: Dashuria është më e fortë se lufta

Rusi dhe ukrainasja martohen në Mal të Zi: Dashuria është më e fortë se lufta

Në Ukrainën që dikur ishte e lirë, por tashmë të pushtuar, Ilija Kudrijacev dhe Marija Solovjeva nuk e kishin idenë se do t’i premtonin dashuri të përjetshme njëri-tjetrit në kryeqytetin e Malit të Zi.

Një 25-vjeçare ukrainase dhe rusi 19-vjeçar janë takuar në Sevastopol gjersa janë martuar në Podgoricë.

Dyshja nuk e fshehin lumturinë e tyre të kurorëzimit duke i premtuar besnikëri të përjetshme njëri-tjetrit, raporton vijetsti.me.


“Ilija jetonte në Sevastopol, unë kam shkuar në atë qytet në një kohë kur Ukraina ishte tashmë e pushtuar. Aty u njohëm. Nuk e prisnim të martoheshim në Podgoricë. Jemi të lumtur që mund të martohemi në paqe”, tha Marija.

Ata ende nuk janë të sigurt nëse Mali i Zi do të bëhet shtëpia e tyre, “kemi rreth dy javë që jemi në Mal të Zi. Tani për tani, ne ende nuk e dimë se ku do të jetojmë, por na pëlqen shumë këtu”.

Situata e trazuar në Ukrainë nuk po qetësohet dhe lufta nuk ka mbaruar. Elija dhe Maria shpresojnë për kohë më të lumtura, një fund miqësor dhe paqësor të luftës. /Telegrafi/