LAJMI I FUNDIT:

Vendimi i Gjykatës së Apelit për tarifat e energjisë, KOSTT: Nëse kthehen tarifat e lira, do të kthehen reduktimet e rrymës

Vendimi i Gjykatës së Apelit për tarifat e energjisë, KOSTT: Nëse kthehen tarifat e lira, do të kthehen reduktimet e rrymës

Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu (KOSTT) ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, duke thënë se një gjë e tillë e rrezikon sigurinë e operimit të sistemit, marrëveshjet e tjera me institucionet ndërkombëtare si dhe arritjet në pavarësimin e operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës.

KOSTT ka thënë se do të rrezikohet siguria e furnizimit me energji elektrike dhe do të ketë kthim të reduktimeve, në rast se në vend kthehen tarifat e lira të energjisë.

Rritja e çmimit të energjisë elektrike është pasojë e krizës globale të energjisë dhe ka prekur të gjitha vendet Evropiane, andaj është i domosdoshëm reflektimi i kësaj kosto-je në të hyra shtesë, thuhet në komunikatë.


KOSTT thotë se si rrjedhojë e çmimeve enorme të importit të rrymës dhe të hyrave jo adekuate për mbulimin e kostove, janë shkaktuar devijime të theksuara ndaj Sistemit Elektroenergjetik të Evropës kontinentale të cilat kanë kosto, si dhe janë shkaktuar borxhe të ndërsjella në mes të kompanive në sektorin e energjisë.

Devijimet e mëdha ndaj sistemit interkonektiv nuk janë në përputhje me Marrëveshjen e Kyçjes KOSTT/ENTSO-E dhe paraqesin obligime financiare shtesë për KOSTT-in si zonë e pavarur rregulluese, theksohet më tej në komunikatë.

Gjykata e Apelit vërteton vendimin e Themelores për pezullimin e vendimit të ZRRE-së lidhur me shtrenjtimin e rrymës
Lexo po ashtu Gjykata e Apelit vërteton vendimin e Themelores për pezullimin e vendimit të ZRRE-së lidhur me shtrenjtimin e rrymës

KOSTT ngre zërin për pamundësinë e mbulimit të kostove të shkaktuara dhe atyre që pritet të ndodhin nëse nuk ndërmerren masa urgjente për të adresuar çështjen e kostove të sektorit qoftë përmes rritjes se tarifave apo subvencionimit.

“Nëse nuk ndodhin këto veprime atëherë do të rrezikohet siguria e furnizimit me energji elektrike në vend, do të aplikohet masa për reduktimin e konsumit si dhe rrezikohet seriozisht Marrëveshja e Kyçjes KOSTT/ENTSO-E”, përfundon komunikata.

Ndryshe, qytetarët e Kosovës në dy muajt e fundit janë faturuar me çmime të reja të energjisë elektrike të cilat kanë hyrë në fuqi më 9 shkurt dhe ishin planifikuar të jenë të vlefshme deri më 31 mars 2023.

Procesi në gjykatë për të pezulluar vendimin për shtrenjtimin e rrymës ka nisur pas padisë së ngritur nga PDK-ja.

Fejzullahu nga ZRRE: Do ta respektojmë vendimin e Gjykatës së Apelit
Lexo po ashtu Fejzullahu nga ZRRE: Do ta respektojmë vendimin e Gjykatës së Apelit

Gjykata e Apelit e Kosovës vërtetoi vendimin e Gjykatës Themelores në Prishtinë që pezullonte vendimin e ZRRE-së për tarifat e reja, duke thënë se ishte e pabazuar.

Gjatë tarifave të shtrenjta, qytetarët që shpenzojnë mbi 800 kilovatë paguajnë 12.5 centë për kilovat, ndërsa gjatë tarifave të ulëta 5.9 centë. Për ata që nuk konsumojnë mbi 800 kilovatë vazhdojnë të paguajnë 7 centë për kilovat gjatë tarifave të shtrenjta dhe 3 centë gjatë tarifave të lira.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, ZRRE-së ka thënë se ky vendim do të zbatohet. /Telegrafi/