LAJMI I FUNDIT:

Fejzullahu nga ZRRE: Do ta respektojmë vendimin e Gjykatës së Apelit

Fejzullahu nga ZRRE: Do ta respektojmë vendimin e Gjykatës së Apelit

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për bllokimin e tarifave të shtrenjta të energjisë elektrike të miratuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu ka thënë se ende nuk kanë pranuar ndonjë njoftim ose vendim nga Apeli për anulimin e vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike.


Ani se nuk pajtohen me vendimin e mundshëm të Apelit, Fejzullahu theksoi se do ta respektojnë atë.

“Ne ende nuk e kemi marrë vendimin e Gjykatës së Apelit. Kurdo që ta marrim, ne do ta respektojmë vendimin e Gjykatës së Apelit. Ai vendim ka afat 30 ditë për t’u implementuar, kështu që brenda 30 ditësh, ne do t’i marrim masat e nevojshme sipas vendimit. Fatkeqësisht, ne s’pajtohemi me këtë vendim. Kemi parë se si ka dalë informata së pari në portale para se ta marrim ne si ZRRE zyrtarisht, po shihet se si ka rrjedhë ai vendim. Si do që të jetë, ne jemi të obliguar ta zbatojmë”, tha Fejzullahu.

Vendimi i plotë i Gjykatës së Apelit që refuzon ankesën e ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës
Lexo po ashtu Vendimi i plotë i Gjykatës së Apelit që refuzon ankesën e ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kishte ngritur padinë ndaj ZRRE-së, me arsyetimin se shtrenjtimi i rrymës po i dëmton qytetarët.

Tarifat e reja që kanë hyrë në fuqi më 9 shkurt, kanë hapur debat për menaxhimin e sektorit energjetik, duke pasuar me krijimin e dy komisioneve hetimore. Njëri i propozuar nga pozita e që do të këtë qëllimin e hetimit për energjinë nga 2006, dhe tjetri i opozitës do të hetojë menaxhimin e situatës energjetike.

Sipas ZRRE-së, rritja e çmimit ishte bërë për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovatë brenda muajit, 12.5 centë për tarifën e lartë dhe 5.9 centë për tarifën e ulët. /KP/Telegrafi/