Qeveria e kryeministrit izraelit, Naftali Bennett dhe zëvendëskryeministrit, Yair Lapid pësuan një goditje të rëndë të enjten kur një anëtare e parlamentit (Knesset) njoftoi se po largohej nga koalicioni qeverisës.
Deputetja e partisë Meretza, Ghaida Rinawie Zoabi i dërgoi një letër Bennettit dhe Lapidit duke u konfirmuar largimin pasi nuk e sheh më veten si pjesë të koalicionit.
Ajo gjithashtu njoftoi se nuk do të pranonte detyrën e Konsullës së Përgjithshme izraelite në Shangai, Kinë.
“Unë hyra në politikë sepse e shihja veten si përfaqësuese të shoqërisë arabe”, ka pohuar Zoabi, raporton theisraeltimes.
“Për fat të keq, gjatë muajve të fundit, për arsye të ngushta politike, liderët e koalicionit kanë preferuar të forcojnë krahun e tyre të djathtë. Udhëheqësit e koalicionit kanë preferuar gjithmonë të ndërmarrin hapa kundërthënëse rreth çështjeve kyçe që lidhen me shoqërinë arabe”, shtoi ajo.
Ajo përmendi Al-Aqsa, Malin e Tempullit, Sheikh Yarrah, prishjen e shtëpive, Ligjin për Shtetësinë dhe konfiskimin e tokës në Negev.
“Kur bëhej fjalë për nevojat e shoqërisë dhe komuniteteve arabe, strehimit, punësimit dhe arsimit, ata ishin indiferentë”, deklaroi 49-vjeçarja.
Ndryshe, largimi i saj do të thotë se opozita tashmë ka shumicën parlamentare prej 61 deputetësh dhe mund ta dërgojë vendin drejt zgjedhjeve të reja, të cilat mund të mbahen në fillim ose në mes të muajit shtator të këtij viti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMPJ e Kroacisë, qytetarëve kroatë: Kujdes kur udhëtoni drejt Serbisë, mundësisht shmangeni këtë vend
Keqtrajtohen pesë kroatë në Serbi, Zagrebi i dërgon notë proteste Beogradit
"Je pushuar nga puna!" Trump u thotë të emëruarve të Biden, të cilët thonë se tashmë kanë dhënë dorëheqjen
Trump u jep kompetenca të reja agjentëve federalë
Deputeti danez i Parlamentit Evropian zgjedh një fjalë të pazakontë që t'i përgjigjet Trumpit për deklaratën e blerjes së Grenlandës
Bloomberg do të financojë organin e OKB-së për klimën, pas daljes së SHBA-së nga marrëveshja e Parisit me urdhër të Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar