Krasniqi: Rritja e çmimit të rrymës nga Qeveria dhe ZRRE ishte i padrejtë – i shpëtuam rreth 450 mijë familje
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur i lumtur që Gjykata e Apelit sot vërtetoi se shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës nga ana e Qeverisë dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji, ishte i padrejtë dje i kundërligjshëm.
“Rritja e çmimit të energjisë elektrike për familjet kosovare nga ana e Qeverisë dhe ZRRE-së, ka qenë vendim i padrejtë dhe i paarsyeshëm. Sot, kemi mirëpritur vendim e Gjykatës së Apelit, përmes së cilit është ri konfirmuar se ai vendim ka qenë edhe i kundërligjshëm”, tha Krasniqi nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook.
Kreu i opozitës në Kosovë tha se është shumë i lumtur që qëndrimi parimor i PDK-së për ligjshmëri e në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve si konsumatorë, sot i ka lehtësuar nga barra e atij vendimi rreth 450 mijë familje kosovare.
“Njëkohësisht, jam shumë falënderues ndaj të gjithë atyre që kanë besuar në këtë kauzë, të cilën ne e kemi ndjekur ligjërisht për të mbrojtur interesin publik dhe qytetarët si konsumatorë”, tha ai.
Krasniqi tha se si në këtë rast, Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të qëndrojë në anën e qytetarëve kundër çdo vendimi të kundërligjshëm e të padrejtë të pushtetit.
Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës ka qenë shumë e zëshme ndaj rritjes së çmimit të energjisë elektrike mbi 100 përqind nga ana e Qeverisë dhe ZRRE-së.
PDK përveç reagimeve publike e kishte dorëzuar lëndën në Gjykatë Themelore në Prishtinë e cila i dha të drejtë dhe tani vendimi i Gjykatës së Apelit ka rikonfirmuar atë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe