Musk ka mbi 70 për qind ndjekës të rremë në Twitter – Biden gati 50 për qind
Auditimi, i cili u bë për gjigantin e mediave sociale nga firma softuerike SparkToro, zbuloi se 49.3 për qind e ndjekësve të presidentit amerikan janë “të rremë”.
SparkToro ka përcaktuar “ndjekësit e rremë” si “llogaritë që janë të paarritshme dhe nuk do të shohin tweetet (qoftë sepse janë spam, bots, propagandë, etj. ose sepse nuk janë më aktivë në Twitter).
CEO i Tesla, Elon Musk, i cili po përpiqet të blejë Twitterin, ka shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të llogarive false dhe ka propozuar një goditje ndaj llogarive të rreme, raporton nypost.
Musk beson se 20 për qind e të gjitha llogarive në Twitter janë të rreme dhe u zotua se nuk do të vazhdojë me blerjen prej 44 miliardë dollarësh të gjigantit të mediave sociale derisa çështja të zgjidhet.
“Oferta ime bazohej në faktin se dosjet e SEC të Twitter ishin të sakta”, tha Musk.
CEO i Twitter, Parag Agrawal, iu kundërpërgjigj njeriut më të pasur në botë, duke thënë se gjigandi dixhital pezullon mbi gjysmë milioni llogari të padëshiruara çdo ditë dhe bllokon disa milionë llogari që dyshon se mund të jenë spam.
SparkToro përdori të njëjtin auditim për vetë Muskun dhe zbuloi se gati 70.2 për qind e 93.3 milionë ndjekësve të Muskut në Twitter ishin të rremë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse kjo orë dore kushton 21 mijë euro?
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X
Zbulohen specifikimet e smartphone Sony Xperia 1 VI
Nokia nxjerr tablet?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City