Ndërsa marrëdhënia e trazuar e Amber Heard me Johnny Depp ka bërë tituj në mbarë botën, 36-vjeçarja është një aktore, aktiviste dhe modele më vete.
Aktualisht, të dy janë përfshirë në një betejë ligjore, pasi Depp paditi Heard-in për 50 milionë dollarë e cila la të nënkuptohet se ai kishte abuzuar me të në një shkrim që ajo bëri në “Washington Post” të vitit 2018.
Më poshtë sjellim një vështrim i thellë se kush është Amber Heard, duke përfshirë jetën e saj të hershme, karrierën e filmit dhe televizionit dhe gjithçka tjetër.
Amber Laura Heard lindi më 22 prill 1986 në Austin, Teksas, nga prindërit David Heard dhe Paige Parsons. Ajo ka një motër më të vogël Whitney Heard, e cila tani është 34 vjeç. Të dyja u rritën në një familje katolike konservatore me financa modeste.
Si e re, Heard konkurroi në konkurse bukurie. Në moshën 16-vjeçare, shoqja e saj më e mirë vdiq në një aksident me makinë dhe si rezultat, Heard u bë ateiste. Në moshën 17-vjeçare, ajo e la shkollën për të ndjekur një karrierë modelimi në New York, derisa më vonë ndërroi drejtim për të provuar aktrimin në Los Angeles. Ajo përfundimisht fitoi diplomën e shkollës së mesme përmes një kursi të studimit në shtëpi.
Karriera e aktrimit
Në vitin 2004, Heard u shfaq në dy video muzikore të artistit ‘country’ Kenny Chesney “There Goes My Life” dhe të rock grupi Eisley “I Wasn’t Prepared”. Ajo gjithashtu mori role të vogla dytësore në një numër shfaqjesh televizive, duke përfshirë “Jack & Bobby” (2004), “The Mountain” (2004) dhe “The OC” (2005).
Ajo bëri debutimin e saj në film me një rol të vogël në dramën sportive “Friday Night Lights” të vitit 2004, e cila më vonë frymëzoi shfaqjen televizive me të njëjtin emër. Heard mori rolin e saj të parë kryesor në ‘trailer’-in “All the Boys Love Mandy Lane”, i cili u shfaq premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto 2006. Megjithëse, për shkak të problemeve të shpërndarjes, ai nuk u lëshua deri në vitin 2008 në Evropë dhe 2013 në SHBA.
Në vitin 2007, Heard kishte pjesë në dramën për adoleshencë “Hidden Palms” dhe “Californication”. Në të njëjtin vit, ajo u shfaq në filmin e shkurtër “Day 73 with Sarah” dhe në filmin “Remember the Daze”.
Rolet më të mira në aktrimi
Në vitin 2008 në filmin komedi-aksion “Pineapple Express”, ku luajti së bashku me Seth Rogen, James Franco dhe Danny McBride, ajo fitoi njohjen e zakonshme.
Më vonë, ajo u shfaq në “Zombieland” dhe në 2011 u shfaq përballë Depp në “The Rum Diary”, bazuar në romanin e vitit 1998 me të njëjtin emër nga Hunter S Thompson. Një tjetër rol i spikatur ishte në komedinë-dramë të 2015 “Magic Mike XXL”.
Portretizimi i saj i Meras në filmin “Justice League” të 2017 është ndoshta roli i saj më i dukshëm dhe ai që ajo e riprodhoi në filmin e vitit 2018 “Aquaman” me Jason Momoa dhe vazhdimin e tij, “Aquaman and the Lost Kingdom”, i cili pritet të shfaqet premierë në 2023.
Jeta personale
Në vitin 2020, Heard postoi një foto në Instagram duke njoftuar vdekjen e nënës së saj, transmeton Independent.
Gati një vit më vonë, ajo ndau lajmin për fëmijën e saj të parë, vajzën Oonagh Paige Heard, e lindur më 8 prill 2021, nëpërmjet një nëne surrogate.
“Katër vite më parë vendosa të kisha një fëmijë. Doja ta bëja sipas kushteve të mia. Tani e vlerësoj se sa radikale është që ne si gra të mendojmë për një nga pjesët më themelore të fatit tonë në këtë mënyrë. Shpresoj që të arrijmë në një pikë ku është normalizuar të mos duash një unazë për të pasur një krevat fëmijësh”, kishte shkruar aktorja.
Teksa, identiteti i babait të fëmijës nuk është bërë publik.
Heard që atëherë ka qenë private për amësinë, zakonisht duke postuar foto me fytyrën e Oonagh të mbuluar ose duke parë larg nga kamera.
Historia e romancave
Nga viti 2008 deri në vitin 2012, Heard ishte në lidhje me fotografin Tasya van Ree dhe doli si biseksuale në vitin 2010.
Në vitin 2012, Heard dhe Depp besohet se kanë filluar të takohen. Dyshja supozohet se janë takuar në xhirimet e “The Rum Diary”. Ata u fejuan në vitin 2014 dhe u martuan në vitin 2015, derisa Heard paraqiti kërkesën për divorc pesë muaj më vonë në 2016.
Thuhet se Heard ishte në lidhje me aktoren dhe modelen, Cara Delevigne në vitin 2016. Edhe pse nuk u konfirmua kurrë, shoku i Depp, Josh Drew thuhet se dëshmoi në një deklaratë të vitit 2019 – në përgatitje për padinë aktuale për shpifje – se Heard kishte një lidhje me Delevigne gjatë gjithë martesës së saj me Depp.
Heard besohet të ketë pasur lidhje me miliarderin Elon Musk midis 2016 dhe 2018. Depp dyshoi se dyshja kishin një lidhje, dhe gjatë procesit gjyqësor të tij me “The Sun”, mesazhet me tekst midis Heard dhe Musk u lexuan në gjykatë.
Më pas, ajo filloi të takohej me tregtarin e artit, Vito Schnabel në vitin 2018, dhe marrëdhënia e tyre që zgjati më pak se një vit.
Marrëdhënia e saj e fundit ishte me kineasten Bianca Butti nga viti 2020 deri në vitin 2021. Dyshja u takuan në heshtje, ku Butti madje e shoqëronte Heardin në shumë nga çështjet e saj gjyqësore. Raportohet se të dy u ndanë për shkak të distancës.
E kaluara juridike
Gjatë procedurave të divorcit të Depp dhe Heard në vitin 2016, u publikua se Heard ishte arrestuar në shtetin e Washingtonit në vitin 2009 me akuza për kundërvajtje për dhunë në familje. Ajo dyshohet se kishte kapur Van Ree dhe e kishte goditur krahun e saj, por ajo nuk u akuzua kurrë.
Pas së cilës, Van Ree lëshoi një deklaratë se incidenti ishte “keqinterpretuar dhe mbi-sensionalizuar” dhe Heard ishte akuzuar “gabimisht”.
Në vitin 2018, Depp paditi “News Group Newspapers”, kompaninë që boton “The Sun”, për shpifje të supozuar për një artikull të botuar në gazetën tabloid në prill të atij viti, me titullin: “Gone Potty: Si mundet që JK Rowling të jetë ‘vërtetë e lumtur’ me rolin e rrahësit të gruas Johnny Depp në filmin e ri Fantastic Beasts?”
Çështja shkoi në gjyq në vitin 2020. Heard ishte dëshmitare për “The Sun”.
Në gusht 2020, Heard ngriti një kundërpadi prej 100 milionë dollarësh kundër Deppit në përgjigje të padisë së tij për shpifje, duke e akuzuar atë për gjoja orkestrimin e një “fushate shpifjeje” kundër saj dhe duke e përshkruar padinë e tij si një vazhdimësi të “abuzimit dhe ngacmimit”.
Depp e humbi betejën për shpifjen në nëntor 2020, kur gjyqtari Andrew Nicol tha se të pandehurit dëshmuan se pretendimet e tyre kundër Depp ishin “thelbësisht të vërteta”, siç raportohej nga “Associated Press” në atë kohë.
Aktivizëm
Kur Heard nuk udhëton midis vendeve të xhirimit, ajo mban një prani të konsiderueshme filantropike. Ajo mbron të drejtat e grave dhe të fëmijëve. Duke ia kushtuar kohën e saj organizatave humanitare, duke përfshirë “Amnesty International” dhe “Art of Elysium”, i cili promovon të drejtat e njeriut në nivel global, dhe Shoqërinë Mjekësore Siriane Amerikane, e cila ndihmon refugjatët sirianë.
Ajo u emërua gjithashtu kampione e të drejtave të njeriut në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në 2018. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Publikohet një pjesë e shtëpisë së edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve
Aktori Chris Noth pushohet nga puna në serialin e ri pas akuzave për sulm seksual nga disa gra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë