LAJMI I FUNDIT:

Ten Hag largohet nga Ajaxi një muaj e gjysmë më herët, duke hequr dorë edhe nga pagat e fundit

Ten Hag largohet nga Ajaxi një muaj e gjysmë më herët, duke hequr dorë edhe nga pagat e fundit

Tifozët e Manchester United shpresojnë që trajneri i ri Erik ten Hag të arrijë të bëjë mrekulli dhe t’i kthejë Djajtë e Kuq në shtigjet e lavdisë së vjetër.

Eksperti holandez do të pasojë Ralph Rangnick në fund të këtij sezoni dhe planifikohet të drejtojë skuadrën deri në verën e vitit 2025, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.


E sa seriozisht i qaset punës së re, Ten Hag, tregon edhe aktin i fundit që bëri për klubin e tij të ri.

Sezoni në Holandë përfundoi me titullin e kampionit për Ajaxin dhe Ten Hag kishte kontratë deri më 30 qershor. Por ai vendosi ta ndërpresë një muaj e gjysmë më herët për t’u fokusuar në punën e tij në United.

Holandezi hoqi dorë nga një pagë e gjysmë, duke qenë se puna e tij te Man United do të nisë vetëm më 1 korrik, gjë që pak trajnerë do ta bënin.

“E kuptoj se kam nevojë për një pushim, por kam shumë punë për të bërë në Man United dhe dua të përgatitem menjëherë për atë që do të vijë”, ka thënë Ten Hag. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori