Pushtimi rus në Ukrainë filloi më 24 shkurt dhe pothuajse çdo ditë një pjesë e këtij shteti evropian e ndjenë luftën në një mënyrë të veçantë – e një qytet që prej fillimit ka qenë në fokus të mediave botërore është Mariupoli.
Ky qytet port në jug të Ukrainës ishte cak i sulmeve ruse nga fillimi i pushtimit. E përveç ushtarëve rusë, në sulmet ndaj këtij qyteti morën pjesë edhe pjesëtarët e ushtrisë së Republikës së vetëshpallur Republika Popullore e Luganskut si dhe çeçenët që janë nën komandën e Ramzan Kadirovit, transmeton Telegrafi.
Ky qytet bombardohet çdo ditë, e përveç tokës e ajrit, ushtria ruse e ka bombarduar qytetin edhe nga deti. Edhe pse pothuajse tërë territori i këtij qyteti është nën kontrollin e forcave ruse, luftimet e ashpra po vazhdojnë rreth fabrikës së çelikut Azovstal, brenda të cilit janë strehuar qindra pjesëtarë të ushtrisë ukrainase si dhe batalioni Azov.
Megjithatë luftimet në Mariupol, herët apo vonë do të marrin fund, megjithatë dëmet që janë shkaktuar në qytetin që pothuajse plotësisht është shkatërruar, ia kanë ndryshuar rrënjësisht pamjen.
Sipas të dhënave të zyrtarëve të këtij qyteti – rreth 90 për qind e shtëpive në Mariupol janë shkatërruar qoftë në masë të madhe apo më të vogël, e mbi 200 mijë banorë kanë braktisur qytetin me shpresën se një ditë do të rikthehen në qytetin port dhe njëherit njërin prej vendeve me industrinë më të zhvilluar në Ukrainë.
Para pushtimit rus në Ukrainë dhe 24 shkurtit të kobshëm, Mariupoli ka bërë një jetë krejt ndryshe. Qyteti numëronte rreth 400 mijë banorë, e një numër videosh tregojnë bukuritë përveç sfondit industrial, i ka pasur më parë Mariupoli.
Sheshet e gjëra të qytetit, drunjtë dhe qytetarë të shumtë nëpër rrugë duke shkuar në punë apo duke bërë aktivitete të ndryshme, ishin thjesht përditshmëri e këtij qyteti – e shumë e konsideronin si vendin ku njerëzit mund të relaksoheshin.
“Shumë banorë kanë punuar për kompani që në mënyrë direkte apo indirekte kanë qenë të ndërlidhura me aktivitetet në port, siç është prodhimi dhe transportimi i çelikut dhe grurit”, shkruan Deutsche Welle.
Sot fabrika e çelikut Azovstal në të cilët shumë banorë të Mariupoit para pushtimit rus punonin atje, është bërë simbol i rezistencës ukrainase e për “ringjalljen” e portit të Mariupoit do të nevojitet shumë kohë të kalojë.
Edhe pse një numër i caktuar i banorëve vendosën të qëndrojnë në qytet apo janë kthyer, situata në Mariupol është akoma shumë e rëndë. Banorët akoma presin në radhë për ushqim e ujë si dhe ndihma të ndryshme humanitare, e disa akoma nuk kanë ku të kthehen duke marr parasysh se shtëpitë e tyre janë shkatërruar – e planet për rindërtimin e tyre akoma nuk ekziston.
“Kur do të na i japin paratë për rindërtimin e shtëpive vetëm një zot e ri. Ata vetëm po mundohen të na bindin që qytet shumë shpejt do të “rilind”, dhe se do të jetë edhe më i mirë sesa ka qenë”, tha një banor i Mariupolit për mediat lokale. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz
Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri