LAJMI I FUNDIT:

Besa Famgas fiton Kupën e Kosovës në fund të një edicioni shumë të suksesshëm

Besa Famgas fiton Kupën e Kosovës në fund të një edicioni shumë të suksesshëm

Besa Famgas është fituese e Kupës së Kosovës në hendboll për edicionin 2021/2022. Të dielën pasdite në finalen e luajtur në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Besa Famgas e mposhti Kastriotin me rezultat 30:24.

Për Besën është mbyllje e suksesshme e një edicion shumë të suksesshëm. Skuadra pejane i ka fituar të gjitha ndeshjet në kampionat, ndërsa në fund e fitoi titullin e kampionit. Edhe për Kupë, Besa ishte e pakonkurrencë.

Kastrioti i ka bërë rezistencë pejanëve, sidomos në pjesën e parë. Pas 30 minutave lojë, shifrat ishin 16:12 në të mirë të Besës. Ndërkohë në pjesën e dytë Besa ka mbajtur epërsinë bindëse duke shkuar sigurt drejt fitores.


Egzon Gjuka ishte më efikasi te Besa. Ai realizoi 8 gola. Gjuka u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes e po ashtu lojtari më i mirë i “Final Four”. Ndërkohë më i miri i ndeshjes te Kastrioti u shpall portieri Dardan Dugolli.

6 gola për Besën i shënoi Victor Alonso. Guilherme Da Silva ishte më efikasi te Kastrioti me 6 gola. 4 i realizoi Arben Dugolli.

Besa Famgas për herë të 14-të e ka fituar Kupën e Kosovës.

Në trend Sport

Më shumë
Heroi i Spanjës në Euro 2024 doli nga berberi për t'u befasuar nga ajo që po shihet në rrugë

Heroi i Spanjës në Euro 2024 doli nga berberi për t'u befasuar nga ajo që po shihet në rrugë

Përfaqësueset
Çmimi i Yamal, Guler dhe Calafiori rritet pas Euro 2024: Ja sa kushtojnë tani lojtarët më të shtrenjtë në botë

Çmimi i Yamal, Guler dhe Calafiori rritet pas Euro 2024: Ja sa kushtojnë tani lojtarët më të shtrenjtë në botë

Përfaqësueset
Agjenti i Olmos takohet me gjigantin evropian, zyrtarizimi brenda 48 orëve

Agjenti i Olmos takohet me gjigantin evropian, zyrtarizimi brenda 48 orëve

Bundesliga
FIFA publikon renditjen e re – ‘fluturojnë’ Spanja, Zvicra dhe Turqia, bien Belgjika dhe Portugalia

FIFA publikon renditjen e re – ‘fluturojnë’ Spanja, Zvicra dhe Turqia, bien Belgjika dhe Portugalia

Ndërkombëtare
Nico Williams refuzon katër oferta të rëndësishme, nga Bilbao largohet vetëm për një klub

Nico Williams refuzon katër oferta të rëndësishme, nga Bilbao largohet vetëm për një klub

La Liga
Konfirmohen 11 stadiumet në Spanjë si nikoqire për Botërorin 2030 - mbesin jashtë disa nga më gjigantet

Konfirmohen 11 stadiumet në Spanjë si nikoqire për Botërorin 2030 - mbesin jashtë disa nga më gjigantet

Përfaqësueset
Kalo në kategori