LAJMI I FUNDIT:

Mourinho flet pas barazimit nga Venezia: Nuk kam asnjë vërejtje për futbollistët, në Tiranë shkojmë të fitojmë për tifozët

Mourinho flet pas barazimit nga Venezia: Nuk kam asnjë vërejtje për futbollistët, në Tiranë shkojmë të fitojmë për tifozët

Roma nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 me Venezian, skuadra e rënë tanimë nga elita e futbollit italian Serie A.

Ka qenë një ndeshje e dominuar tërësisht nga Giallorosët, por që fati ia ktheu shpinën në sfidën përballë Venezias.

Të besuarit e Jose Mourinhos kishin 46 tentime në gol, duke arritur t’i qëllonin edhe tri shtylla, por pa sukses.


Trajneri portugez, Jose Mourinho ka folur pas ndeshjes duke thënë se nuk ka vërejtje për futbollistët e tij, pasi kanë dhënë gjithçka nga vetja në këtë duel, por që fati ia ktheu shpinën.

“Skuadra dha gjithçka në fushë, pavarësisht se nuk fituam. Është e pamundur që të hyj në dhomat e zhveshjes dhe të gjej një vërejtje për ndonjërin prej djemve”.

“Dua të falënderoj tifozët, që e mbushën stadiumin në një mënyrë që e kanë zili edhe ekipet që shpallen kampionë. Ndoshta po krijojmë vërtetë diçka speciale, që na ndjekin kaq shumë”, tha portugezi.

Tutje Special One tha se ndeshjen finale ndaj Feyenoordit në Ligën e Konferencës duan ta fitojnë për tifozët e tyre të mrekullueshëm që gjithmonë e kanë mbushur stadiumin Olimpico këtë edicion.

“Në Tiranë duam të fitojmë për vete, por mbi të gjitha për këtë tifozeri të mrekullueshme. Kemi një ndeshje tjetër më parë, ku do të kërkojmë tre pikët dhe vetëm të shtunën do të nisim planifikimin e finales. Duam ta mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë dhe të konfirmojmë rritjen e skuadrës në aspektin e profesionalizmit”, tha Mourinho. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Serie A
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Premier League
Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Lavdim Pireva
Kalo në kategori