LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani në takim me Krivokapiq: Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë

Bujar Osmani në takim me Krivokapiq: Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë

Në margjinat e takimit joformal të Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Berlin, Ministri i Jashtëm Bujar Osmani u takua me Ministrin e Jashtëm malazez Ranko Krivokapiq.

Duke e uruar për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi dhe zgjedhjen e Ranko Krivokapiq për Ministër të Punëve të Jashtme, Osmani theksoi partneritetin e shkëlqyer tradicional dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve, duke shprehur besimin se ky partneritet do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë dhe intensiv, por edhe mirëkuptim në përmbushjen e qëllimeve tona të ndërsjella strategjike, të cilat me luftën në Ukrainë fitojnë një dimension të rëndësishëm, nëse jo vendimtar, të sigurisë dhe gjeopolitik”, tha Osmani, duke bërë me dije se interesin e ndërsjell të anëtarësimit të të dy vendeve në Bashkimin Evropian.

“Është një proces me interes rajonal, por edhe më të gjerë, si një kontribut i rëndësishëm në krijimin e arkitekturës së ardhshme të sigurisë si të Ballkanit Perëndimor, si dhe të Evropës ”, ka theksuar Osmani.

Duke shkëmbyer mendime për luftën në Ukrainë dhe pasojat e saj, të dy Ministrat dënuan agresionin ushtarak të Rusisë, duke theksuar se është një shkelje flagrante e parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare, një goditje për rendin demokratik dhe një kërcënim serioz për sigurinë e Evropës.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë

FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë

Siguri

"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova

Lajme
Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit

Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit

Drejtësi
Fyerjet e sharjet në Kuvend, deputetëve do t’u kushtojnë me pagë

Fyerjet e sharjet në Kuvend, deputetëve do t’u kushtojnë me pagë

Lajme
I ati i vdiq në Mekë, djali tregon pse nuk e kthyen trupin në Shqipëri

I ati i vdiq në Mekë, djali tregon pse nuk e kthyen trupin në Shqipëri

Lajme
Qytetarët e Kosovës të papunë, bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme

Qytetarët e Kosovës të papunë, bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme

Lajme
Kalo në kategori