LAJMI I FUNDIT:

Rusia e ka humbur betejën për Kharkivin

Rusia e ka humbur betejën për Kharkivin

Rusia e ka humbur betejën për Kharkivin, sipas një instituti amerikan.

Instituti për Studimin e Luftës (ISW), i cili prodhon raporte të përditshme rreth pushtimit rus të Ukrainës, thotë se forcat e Moskës janë larguar nga qyteti verilindor ukrainas.


ISW shton se ushtria ruse është tërhequr nga rajoni pasi Vladimir Putin tani po përpiqet të kontrollojë pjesën jugore të vendit, raporton skynews.

Banorët po rikthehen në shtëpitë e tyre në rajonin e Kharkivit

“Ushtria ruse ka të ngjarë se është tërheq plotësisht nga pozicionet e saj rreth qytetit Kharkiv pasi nuk po mund të përballojë kundërsulmet ukrainase”, shkruan ndër të tjerash në raport.

Njësitë ruse në përgjithësi nuk janë përpjekur të mbajnë terren kundër forcave kundërsulmuese të Ukrainës gjatë disa ditëve të fundit, me disa përjashtime.

Tashmë po raportohet se disa prej banorëve të parë janë rikthyer në shtëpitë e tyre në rajonin e Kharkivit.

Ndryshe, raporti thekson se se një ofensivë ukrainase në lindje të vendit nuk ka gjasa të ndodh për shkak të vështirësisë së një operacioni ushtarak mes zonave të mëdha ujore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori