LAJMI I FUNDIT:

“Jetë të gjatë dhe të lumtur çiftit”, Adrola Dushi uron ish-bashkëshortin për lidhjen me Fifin

“Jetë të gjatë dhe të lumtur çiftit”, Adrola Dushi uron ish-bashkëshortin për lidhjen me Fifin

Këngëtarja nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifi, prej disa muajsh po shijon një lidhje të re dashurie me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushi.

Ky i fundit për publikun është njohur si bashkëshorti i modeles Adrola Dushi, me të cilin ndan edhe një djalë të quajtur, Troi.

Ish-Miss Shqipëria ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, teksa ka folur sërish për romancën e çiftit të ri të estradës.


Foto: Screenshot/YouTube

“Jetë të gjatë dhe të lumtur çiftit. Nuk kam asgjë kundër lidhjeve, jam shumë pro lidhjeve dhe dashurisë”, ka thënë ajo për lidhjen e Adisit me Fifin.

Adrola Dushi përgjigjet për herë të parë në pyetjen se a është në lidhje me reperin Capital T
Lexo po ashtu Adrola Dushi përgjigjet për herë të parë në pyetjen se a është në lidhje me reperin Capital T

Bukuroshja nga Rrësheni ndërkaq zbuloi se është momentalisht beqare duke shtuar: “Jam në lidhje me veten time”.

Ajo po vazhdon jetën mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë për shkak të angazhimeve në karrierë.

Lidhja e Fifit me Adisin në anën tjetër erdhi menjëherë pas daljes së artistes nga Big Brother VIP. /Telegrafi/