LAJMI I FUNDIT:

Ukraina po gjykon ushtarin e parë rus për krime lufte – ai thotë se u detyrua të vriste të moshuarin ukrainas

Ukraina po gjykon ushtarin e parë rus për krime lufte – ai thotë se u detyrua të vriste të moshuarin ukrainas

Gjyqi ndaj një ushtari rus për vrasjen e një civili të paarmatosur filloi të premten, rasti i parë që nga fillimi i agresionit rus më 24 shkurt në Ukrainë.

Vadim Shishimarin (21) është anëtar i një njësie tankesh ruse dhe akuzohet se ka qëlluar në kokë një ukrainas 62-vjeçar përmes një dritareje të hapur veture në fshatin verilindor Chupahivka .


Pas arrestimit të ushtarëve, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, i njohur si SBU, publikoi një video të shkurtër të Shishimarinit, ku shfaqej momenti i vrasjes së një burri, raporton newyorkpost.

“Më urdhëruan të qëlloja”, tha ushtari dhe shtoi, “unë qëllova mbi të. Ai ra. Ne vazhduam të ecnim”.

Të premten, shumë gazetarë u mblodhën në sallën e vogël të Gjykatës së Qarkut Solomyansky në Kiev, ku Shishiramin u shfaq në një kafaz të vogël prej xhami.

Ai përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor për akuzat sipas ligjit të luftës në Ukrainë.

Ndërkohë, zyra e kryeprokurores së Ukrainës, Irina Venediktova, tha se po hetonte më shumë se 10 mijë raste të krimeve të mundshme lufte, duke përfshirë vrasjet dhe rastet e torturës.

Ndryshe, shumë nga mizoritë e supozuara ruse u zbuluan muajin e kaluar pasi forcat e Moskës hoqën dorë nga përpjekjet për ta futur nën kontroll Kievin dhe u tërhoqën nga kryeqyteti, duke lënë pas varre masive dhe trupa të pajetë në rrugët e qyteteve si Bucha. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Kalo në kategori