LAJMI I FUNDIT:

Kreu i inteligjencës ushtarake për Ukrainë: Lufta do të përfundojë deri në fund të vitit

Kreu i inteligjencës ushtarake për Ukrainë: Lufta do të përfundojë deri në fund të vitit

Kreu i inteligjencës ushtarake i Ukrainës thotë se lufta me Rusinë po shkon aq mirë, sa do të arrijë një pikë kthese nga mesi i gushtit dhe do të përfundojë deri në fund të vitit.

Ky është parashikimi më optimist dhe më i qartë nga një zyrtar i lartë ukrainas deri më tani, transmeton Telegrafi.

Në një intervistë me Sky News, gjeneralmajor Kyrylo Budanov tha gjithashtu se një grusht-shteti për ta hequr Vladimir Putinin tashmë është duke u zhvilluar në Rusi dhe presidenti rus është i sëmurë rëndë me kancer.


Gjenerali Budanov parashikoi saktë se kur do të ndodhte pushtimi rus kur të tjerët në qeverinë e tij ishin publikisht skeptikë dhe tani thotë se ai është i sigurt në parashikimin e përfundimit.

“Pika e kthesës do të jetë në pjesën e dytë të gushtit”.

“Shumica e aksioneve luftarake aktive do të kenë përfunduar deri në fund të këtij viti”, thotë ai.

“Si rezultat, ne do të rinovojmë fuqinë ukrainase në të gjitha territoret që kemi humbur, përfshirë Donbasin dhe Krimenë”.

Taktikat e Rusisë nuk kanë ndryshuar pavarësisht nga zhvendosja e saj në lindje, thotë ai, dhe sipas tij Rusia po pëson humbje të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Kroacia

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika
Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Azia
SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme

SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme

Evropa
Kalo në kategori