LAJMI I FUNDIT:

Mjekë nga SHBA-të dhe Italia po trajtojnë fëmijët me probleme të lindura të zemrës

Mjekë nga SHBA-të dhe Italia po trajtojnë fëmijët me probleme të lindura të zemrës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se mjekë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Italia po trajtojnë fëmijë në Kosovë që kanë probleme të lindura të zemrës.

SHSKUK në një njoftim bën të ditur se deri tash janë realizuar 9 operacione në zemër të hapur dhe 15 intervenime kardiologjike, gjersa, sipas planifikimit, sot do të kryhen edhe dy operime kardiokirurgjike dhe 3 ndërhyrje kardiologjike.

“Nga sallat e Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Invazive të Klinikës së Kardiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku mjekë nga SHBA-të dhe Italia, në kuadër të Organizatës Humanitare Gift of Life, të asistuar nga mjekë vendorë, po trajtojnë fëmijët me keqformime të lindura të zemrës.


Misioni i radhës i GOL në Kosovë po zhvillohet nga data 7 maj 2022 dhe deri tash janë realizuar 9 operacione në zemër të hapur dhe 15 intervenime kardiologjike, gjersa, sipas planifikimit, sot do të kryhen edhe dy operime kardiokirurgjike dhe 3 ndërhyrje kardiologjike, për t’u përmbyllur zyrtarisht më 14 maj 2022”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori